20.2 C
Tiranë
Monday, July 13, 2026

Negociatat janë mbyllur zyrtarisht, Messi pjesë e Paris Saint-Germain

Ndonëse në orët e fundit në garë për Messin hyri edhe Chelsea, të paktën presidenti Abramovich kërkoi të bisedohej me përfaqësues të argjentinasit, të gjitha indiciet deri më tani e çojnë yllin e botës te PSG.

Në rrjetet sociale ai që shkruan është Khalifah bin Hamad Al Thani, vëllai i Emirit të Katarit dhe anëtar i familjes që zotëron klubin parizien, presidenti i të cilit është Nasser Al Khelaifi. “Negociatat janë mbyllur zyrtarisht. Më vonë njoftimi”, – shkroi Al Thani.

Messi mendohet të nënshkruajë një kontrate 2 vjeçare me opsion në sezonin e tretë, duke përfituar 40 milionë euro në vit përfshirë shpërblimet, dhe me përjashtim të surprizave, do të prezantohet me një ngjarje madhështore të martën e 10 gushtit në Kullën Eifel, e cila tashmë është prenotuar nag klubi i PSG.

Gjithashtu Al Thani postoi më vonë edhe një foto të Messit me Ramos, duke shkruar “Kryeqyteti i Dritës”, 8 Champions League, duke iu referuar numrit që kanë fituar të dy futbollistët së bashku me Barcelonën dhe Real Madrid.

Që Messi po shkon drejt PSG duket edhe nga fjalët e Pep Guardiolës, i cili tha që jemi më shumë të interesuar më Harry Kane. Tashmë pritet vetëm zyrtarizimi në Paris.

opennews.al

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...

Besonte se kishte gjetur ar, por pas 3 vitesh zbuloi një thesar nga hapësira:...

0
Një histori e jashtëzakonshme nga Australia ka treguar se thesaret më të rralla nuk gjenden gjithmonë në formën e arit. Një burrë që për...

Atentat në Kurbin/ Zbardhen detaje nga vrasja e 40-vjeçarit Ilirjan Lika, autori dyshohet se...

0
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 40-vjeçari Ilirjan...