34 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Operacioni “Fati i lojërave” në Tiranë: zbulohet lokal i paligjshëm bastesh në Kombinat, arrestohen dy persona

Policia e Tiranës ka vijuar operacionin e koduar “Fati i lojërave”, duke goditur një tjetër rast të organizimit të lojërave të fatit në mënyrë të kundërligjshme në zonën e Kombinatit.

Sipas njoftimit zyrtar, në ambientet e një lokali bastet sportive zhvilloheshin përmes kompjuterëve dhe telefonave celularë. Gjatë kontrollit, uniformat blu arrestuan në flagrancë administratorin e lokalit, 28 vjeç, si dhe një punonjës 30-vjeçar.

Gjatë operacionit u sekuestruan pajisjet që përdoreshin për këtë aktivitet, përfshirë celularë dhe kompjuterë, të cilët shërbenin për vendosjen e basteve në mënyrë të paligjshme.

Sipas Policisë, aksioni është pjesë e kontrolleve të vazhdueshme në terren për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit të lojërave të fatit jashtë kuadrit ligjor.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për vijimin e hetimeve, ndërsa po punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...