34 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Tedi Blushi: Ka prova të reja për çështjen CEZ-DIA, ndaj Metës s’ka asnjë provë penale

Tedi Blushi ka reaguar me një deklaratë të gjatë lidhur me çështjen CEZ-DIA dhe procesin ndaj Ilir Meta, duke pretenduar se ekzistojnë prova të reja që rrëzojnë akuzat.

Sipas Blushit, ndaj Metës nuk ka asnjë fakt apo provë penale dhe e gjithë çështja, sipas tij, është ndërtuar mbi dëshmi të pavërteta. Ai akuzon Romeo Kara si kallëzues të rremë, duke shtuar se dëshmitë e tij janë përdorur në mënyrë të gabuar në procesin hetimor.

Në deklaratë, Blushi përmend edhe pretendime për një dëshmitar tjetër, i cili sipas tij ka pohuar se është nxitur për të dhënë dëshmi të rreme, ndërsa shton se edhe vetë Kara ka pranuar disa komunikime të përfshira në dosje.

Ai ngre pikëpyetje edhe për rolin e prokurorit të SPAK, Arben Kraja, duke vënë në diskutim mënyrën se si janë trajtuar kallëzimet dhe duke e krahasuar këtë çështje me një rast të mëparshëm të Kontrollit të Lartë të Shtetit për CEZ-in, që sipas tij është mbyllur pa hetim të plotë.

Sipas Blushit, trajtimi i këtyre dosjeve tregon standarde të dyfishta në hetime dhe ngre dyshime mbi vendimmarrjen. Ai thekson se çështja do të vijojë në gjykatë dhe kërkon transparencë të plotë gjatë procesit, përfshirë edhe praninë e mediave në seanca.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Shoqëronte Ergys Agasin gjatë arrestimit, GJKKO lë në burg ish-punonjësin e Policisë

0
Uljan Shpataraku, ish-punonjësi i Policisë që shoqëronte Ergys Agasin në momentin e arrestimit të tij, do të vijojë të qëndrojë në qeli. Gjykata e...

“PasqyrAlbania”, zgjidhja e re e Ramës për protestat? Eksperti: “Version i ri i një...

0
Pas protestave maratonë të njohura si “Revolucioni i Flamingove”, kryeministri Edi Rama ka prezantuar një platformë të re komunikimi me qytetarët, të quajtur “PasqyrAlbania”....

Aksident tragjik në Kavajë, përplasen motomjeti dhe automjeti, humb jetën 49-vjeçari

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kavajë, ku një 49-vjeçar ka humbur jetën pas përplasjes së motomjetit me një...