26 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Digjet makina e gazetarit në Bulqizë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Një incident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Bulqizë, ku automjeti i gazetarit Sami Curri është përfshirë nga flakët dhe është shkatërruar pothuajse plotësisht.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:45, ndërsa mjeti tip “Ford Fiesta” ishte i parkuar pranë banesës së tij. Zjarri është konstatuar nga banorët e zonës, të cilët kanë njoftuar menjëherë shërbimin zjarrfikës.

Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë për të shuar flakët, por automjeti ka pësuar dëme të mëdha. Vetë gazetari ka bërë të ditur se është njoftuar rreth orës 03:00 nga një banor i pallatit dhe se makina ndodhej rreth 30 metra larg banesës. Fatmirësisht, nuk raportohen dëmtime në automjete të tjera përreth.

Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta, por paraprakisht dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Gazetari Curri ka ngritur dyshime se ngjarja mund të lidhet me aktivitetin e tij profesional, pasi prej rreth 10 vitesh ai mbulon çështje që lidhen me prokurimet publike, pushtetin vendor dhe sistemin e drejtësisë në qarkun Dibër.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve. Ngjarja ka shkaktuar shqetësim në komunitet dhe ka rikthyer vëmendjen mbi sigurinë e gazetarëve gjatë ushtrimit të detyrës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...