26.9 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Berisha përjashton nga gara për PD Korçë Bravald Xhafkën – gara ngushtohet në dy kandidatë

Sali Berisha ka përjashtuar nga gara për drejtimin e Partisë Demokratike në Korçë Bravald Xhafkën, një figurë që më herët ka mbajtur postin e sekretarit organizativ në degën lokale të partisë.

Xhafka iu bashkua më 10 janar 2026 grupimit të njohur si “Foltorja” e Ervin Salianjit, ku kritikoi drejtimin aktual të PD-së, duke deklaruar se partia “nuk është muze, por shpresa e shqiptarëve”.

Më 3 prill ai shpalli publikisht kandidaturën për kreun e PD-së Korçë, duke prezantuar edhe programin e tij për riorganizimin e degës lokale. Megjithatë, sipas burimeve brenda strukturave të PD-së në juglindje, kandidatura e tij u shoqërua me përçarje dhe debate të brendshme për ndikimin e grupimeve rivale në këtë proces.

Fillimisht gara për drejtimin e degës ishte parashikuar të zhvillohej këtë të dielë, por u shty për në 3 maj. Nga katër kandidatë të deklaruar, tashmë kanë mbetur vetëm dy: Harito Zoto dhe Irvin Bode, i cili konsiderohej si rivali kryesor i Xhafkës në këtë garë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...