Me afrimin e sezonit turistik, trafiku në qytetin e Vlorës po rëndohet ndjeshëm, duke nxjerrë në pah edhe problematika të tjera në menaxhimin urban.
Një nga shqetësimet kryesore mbetet orari i pastrimit dhe vendosja e kontenierëve të mbetjeve, të cilat në disa raste po bllokojnë akset rrugore dhe po krijojnë vështirësi në qarkullim.
Situata paraqitet problematike veçanërisht pranë poliklinikës së qytetit, ku ngushtimi i rrugës nga kontenierët dhe mjetet e pastrimit pengon lëvizjen normale të automjeteve, përfshirë edhe ato të emergjencës.
Qytetarët kërkojnë ndërhyrje dhe rishikim të organizimit, ndërsa fluksi i makinave pritet të rritet edhe më shumë në javët në vijim, duke e bërë situatën edhe më të vështirë nëse nuk merren masa në kohë.






