Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nuk ka asnjë kundërshtim ndaj cilitdo kandidat që mund të propozojë Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), duke theksuar se procesi duhet të përmbushë vetëm kriteret procedurale të parashikuara.
Kurti u shpreh se LDK duhet të sigurojë 15 nënshkrime për kandidatin e saj, duke shtuar se mazhoranca nuk do të pengojë këtë hap nëse plotësohen kushtet formale.
“Vetëm le të na i sjellin 15 nënshkrime. Ne ja plotësojmë nënshkrimet sa i mungojnë. Në kuti, votimi është i fshehtë. Asnjë problem nuk e kemi me asnjë kandidat që e sjell LDK-ja”, deklaroi Kurti.
Megjithatë, ai nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë lidhur me mundësinë e pranimit të kandidaturës së Vjosa Osmanit, duke lënë të hapur interpretimet politike rreth qëndrimit të tij.






