Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në aksin kombëtar Korçë–Bilisht, ku një person ka mbetur i plagosur.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Cangonj, ku një mjet bujqësor tip zetor ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Si pasojë, ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i mjetit, i cili është transportuar për mjekim në spitalin e Korçë.
Sipas të dhënave paraprake, i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia po kryen veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të dinamikës dhe shkaqeve të aksidentit.






