35.4 C
Tiranë
Sunday, August 30, 2026

Përkeqësohet gjendja epidemiologjike në Tetovë, rikthehen masat kufizuese anti-Covid

Gjendja epidemiologjike në qytetin e Tetovës në Maqedoninë e Veriut është përkeqësuar gjë që ka çuar në marrjen e vendimit për masa shtrënguese nga Komisioni për Sëmundje Infektive.

Vetëm brenda një muaji në këtë qytet numri i të infektuarve është rritur nga gjashtë në 229 të infektuar.

Në këtë qytet aktualisht ka 379 raste aktive me COVID-19, apo nëntë më shumë se Shkupi, i cili që nga paraqitja e pandemisë ka qenë qyteti me numrin më të lartë të të infektuarve.

Kjo ka bërë që Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, dhe Komisioni për Sëmundjet Infektive t’i rekomandojnë Qeverisë që të vendosë masa të reja në rajonin e Tetovës, për shkak të përhapjes së shpejtë të fundit të koronavirusit.

Masat parashikojnë ndalimin e të gjitha manifestimeve në ambiente të mbyllura, siç janë dasmat dhe manifestimet tjera familjare që besohet të jenë dhe shkaktarët kryesor të përhapjes së viruesit.

“Objektet e hotelierisë nuk duhet të mbushin më shumë se 30% të kapaciteteve ndërsa tavolinat nuk duhet të kenë më shumë se katër persona. Zbatimi i këtyre masave do të pasohet nga kontrolle të intensifikuara”, ka bërë të ditur Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

“Qytetarët duhet të kuptojnë se kjo masë është e nevojshme. Do të përforcojmë aktivitetet në terren në mënyrë që të rritet imunizimi, sepse është e qartë se vetëm me vaksinim mund të parandalojmë përhapjen dhe rreziqet e sëmundjeve të rënda tek pacientët”, ka theksuar Filipçe. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, “pushimet verore, siç pritej, kanë sjellë një frekuencë të lartë lëvizjeje dhe për këtë arsye duhet të merren masa të caktuara për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit. Analizat e bëra ditët e fundit thonë se virusi, mbi të gjitha, po përhapet në mesin e të pa vaksinuarve, mbi 90 për qind të rasteve të reja janë qytetarë të pa vaksinuar. Nga ana tjetër, në Tetovë vaksinimi është nën 20 për qind”.

Në Maqedoninë e Veriut janë vaksinuar rreth 550 mijë persona, prej tyre rreth 425 mijë me nga dy doza.

Të premten në këtë vend u regjistruan 325 raste të reja me covid-19 që paraqet shifrën më të lartë që nga lehtësimi i masave në qershor. Raste aktive janë 1,268 persona nga mbi 157 mijë persona sa janë diagnostikuar me covid-19 që nga paraqitja e pandemisë

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...