Këshilltari bashkiak në Vlorë, Klodian Xhyheri, ka reaguar në lidhje me debatet për tarifat në plazhet publike, duke sqaruar kategoritë e menaxhimit të tyre.
Në një reagim publik, ai rendit katër tipologjitë kryesore të plazheve:
“1. Plazh publik.
2. Plazh publik i tarifuar nga Bashkia Vlorë.
3. I menaxhuar.
4. Me kontratë 3-4-5 vjeçare.”
Xhyheri thekson se, sipas tij, situata bëhet e qartë nëse bëhet një përllogaritje konkrete e sipërfaqeve:
“Besoj është e qartë tani? Mblidhini metrat katrorë me pagesë dhe del sa janë me pagesë dhe sa janë papagesë.”

Reagimi vjen në një kohë kur çështja e aksesit dhe tarifimit të plazheve publike në qytetin bregdetar ka nxitur diskutime dhe reagime nga qytetarët dhe aktorë të ndryshëm lokalë.






