35.4 C
Tiranë
Sunday, August 30, 2026

2 shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin i vunë zjarrin pyllit, Policia e Fierit vë në pranga autorët

Policia e Fierit ka vënë në pranga 2 shtetas të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin i vunë zjarrin pyllit të fshatit Gjorgoz.

U arrestuan në flagrancë shtetasit A. M., 49 vjeç dhe Z. M., 41 vjeç, banues në Afrim i Ri, Fier.

Nga hetimet rezulton se këta shtetas janë autorë edhe të zjarrvënies në pyllin e fshatit Kreshpan.

Njoftimi i policisë

Policia e Fierit e angazhuara maksimalisht për identifikimin dhe arrestimin e autorëve të zjarrvënieve.

Vihen në pranga 2 shtetas të cilët në bashkëpunim me njëri tjetrin i vunë zjarrin pyllit të fshatit Gjorgoz.

Nga hetimet rezulton se këta shtetas janë autorë edhe të zjarrvënies në pyllin e fshatit Kreshpan.

Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe kapjen e autorëve të zjarrvënieve, si rezultat i informacioneve dhe provave të grumbulluara, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, u arrestuan në flagrancë shtetasit A. M., 49 vjeç dhe Z. M., 41 vjeç, banues në Afrim i Ri, Fier.

Këta shtetas, në datë 06.08.2021, në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë vënë zjarrin pyllit të fshatit Gjorgoz, Fier, ku është djegur një sipërfaqe prej 4 hektarë me shkurre e pisha.

Gjithashtu, nga hetimet rezulton se këta shtetas janë autorë të dyshuar edhe të zjarrvënies në pyllin e fshatit Kreshpan në datë 28.07.2021.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” e kryer në bashkëpunim.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie pasi do përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi duke ju garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...