34.7 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Imamoglu kritikon Von der Leyen: “Mos e krahasoni Turqinë me Rusinë dhe Kinën”

Kryebashkiaku i burgosur i Stamboll, Ekrem İmamoğlu, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, duke kundërshtuar krahasimin e Turqisë me Rusinë dhe Kinën.

Në një artikull opinioni të publikuar në Politico, İmamoğlu thekson se “vendosja e Turqisë në të njëjtin nivel me Rusinë dhe Kinën është kundër realiteteve gjeopolitike dhe interesave strategjike të BE-së”.

Ai pranon gjithashtu se qeveria turke po “minon sundimin e ligjit dhe të drejtat themelore”, por njëkohësisht kritikon Bashkimin Evropian për mungesë koherence në raport me Ankaranë. Sipas tij, BE-ja po luhatet “midis parimeve dhe interesave”, duke dështuar të artikulojë një vizion të qartë strategjik për marrëdhëniet me Turqinë.

Kryebashkiaku i Stambollit i bën thirrje Brukselit që të angazhohet më thellë me realitetet shoqërore dhe historike të vendit të tij, duke kërkuar që Turqia të mos shihet “përmes prizmit të frikës, klisheve dhe llogaritjeve politike afatshkurtra”.

Reagimi i tij vjen pas një deklarate të fundit të Von der Leyen, e cila kishte theksuar se “Evropa duhet të përfundojë integrimin e saj për të mos rënë nën ndikimin rus, turk apo kinez”.

Deklaratat e saj u kritikuan edhe nga Charles Michel, i cili e cilësoi Turqia si një “aleat kyç të NATO” dhe një partner të rëndësishëm në çështjet e migracionit.

İmamoğlu, një nga kundërshtarët kryesorë politikë të Recep Tayyip Erdoğan, thekson se pavarësisht tensioneve, ai nuk e ka humbur besimin në perspektivën evropiane të vendit të tij. Megjithatë, ai mban përgjegjëse si Ankaranë, ashtu edhe Brukselin për zvarritjen e gjatë të procesit të anëtarësimit në BE.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...