21.1 C
Tiranë
Sunday, July 12, 2026

Rama publikon pamjet e NASA-s/ “Zjarret në pyje kanë shpërthyer në shumë kontinente, me një numër në rritje krahasuar me vitet e kaluara”

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot një përmbledhje të NASA-s lidhur me situatën me zjarret, ku situata paraqitet problematike në disa kontinente, e veçanërisht në Europë.
Rama shkruan se sipas raportit, ka rritje të zjarreve në shumë vende krahasuar me vitet e kaluara.

Miliona hektarë tokë janë djegur duke nisur nga Kanadaja e deri në Australi si dhe janë evakuuar qindra mijëra njerëz.

Postimi i Kryeministrit Rama
MIRËMËNGJES 😊
me këtë përmbledhje të NASA (Departamenti për studimin e zjarreve), mbi pasojat e zjarreve në Amerikë, Europë, Afrikë e Azi.
***Zjarret në pyje kanë shpërthyer në shumë kontinente nga Amerika në Europë dhe nga Afrika në Azi, me një numër në rritje zjarresh në shumë vende krahasuar me vitet e kaluara;
Kanada, 4.891 zjarre në pyje të raportuara deri tani në 2021.
SHBA, mbi 1.8 milion akër (728 mijë hektarë) pyje janë djegur në 97 zjarre masive në shumë shtete.
Francë, një sipërfaqe prej 22.807 hektarësh është djegur deri tani në 2021.
Itali, të paktën 20.000 hektarë janë shkatërruar nga zjarret që kanë nisur më 24 korrik, ndërsa deri në 1.500 persona janë evakuar.
Rumani, kanë shpërthyer zjarre në pjesën jugore, përfshirë Bukureshtin dhe zonat pranë kufirit me Bullgarinë.
Rusi, mbi 1.3 milionë hektarë pyje janë djegur nga zjarret që nisën në korrik.
Amerika e Jugut, zjarret që nisën pranë autostradës në provincën Rio Negro, në veri të Patagonisë, në Argjentinë lëvizën më lart në veri dhe arritën deri në kryeqytetin Buenos Aires në bregun Atlantik.
Portugali, zjarret shkatërruan mbi 2.000 hektarë pyje më 17 korrik.
Greqi, zjarri që nisi në pyjet pranë Athinës më 27 korrik është përhapur deri në zonat e banuara.
Turqi, 174 zjarre shpërthyen në pyje në 38 nga 81 provincat e Turqisë, prej 28 korrikut deri më 4 gusht.
Australi, zjarret në New South Wales dëmtuan 5.5 milion hektarë tokë në 2020 dhe 31 milionë hektarë tokë në 2021.
opennews.al
opennews.al

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...

Besonte se kishte gjetur ar, por pas 3 vitesh zbuloi një thesar nga hapësira:...

0
Një histori e jashtëzakonshme nga Australia ka treguar se thesaret më të rralla nuk gjenden gjithmonë në formën e arit. Një burrë që për...

Atentat në Kurbin/ Zbardhen detaje nga vrasja e 40-vjeçarit Ilirjan Lika, autori dyshohet se...

0
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 40-vjeçari Ilirjan...