24.5 C
Tiranë
Monday, June 22, 2026

Bullgari: Presidentja Yotova i jep mandatin për qeverinë e re partisë fituese

Presidentja e Bullgarisë, Iliana Yotova, ka bërë të ditur se më 7 maj do t’i japë mandatin për formimin e qeverisë së re partisë fituese të zgjedhjeve parlamentare, Bullgaria Progresive (PB), e drejtuar nga ish-presidenti Rumen Radev.

Sipas deklaratës së saj, Yotova tha se partia ka konfirmuar gatishmërinë për të propozuar një kabinet qeveritar dhe pritet që më 8 maj parlamenti të votojë për dhënien e besimit qeverisë së re.

Bullgaria Progresive doli forcë e parë në zgjedhjet e fundit parlamentare, duke siguruar 44.6% të votave dhe duke fituar një shumicë të mjaftueshme për të shmangur nevojën e koalicioneve me parti të tjera. Kjo rezultat i jep fund një periudhe të gjatë paqëndrueshmërie politike në vend, gjatë së cilës janë mbajtur tetë palë zgjedhje brenda pesë viteve.

Rumen Radev, i cili pritet të drejtojë ekzekutivin e ri, njihet për qëndrimet e tij euroskeptike dhe për kundërshtimin e zgjerimit të mbështetjes ushtarake për Ukrainën në luftën ndaj Rusisë.

Ai dha dorëheqjen nga posti presidencial në janar për të hyrë në garën parlamentare, pas krizës politike që pasoi dorëheqjen e qeverisë së mëparshme si rezultat i protestave masive në dhjetor.

Zhvillimi i fundit shënon një fazë të re në skenën politike bullgare, me pritshmëri të larta për stabilitet institucional pas një periudhe të gjatë krizash qeverisëse.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Protesta nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe bitisi me ndotjen e vetvetes”, Rama publikon...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas protestës së 22-të të zhvilluar përpara Kryeministrisë, duke publikuar pamje nga zona pas përfundimit të...

Horoskopi ditor, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 22 Qershor 2026 ♈ Dashi Dita ju gjen plot energji dhe dëshirë për të vepruar. Mund të merrni iniciativën në një çështje që...

Parashikimi I motit, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Për 22 qershorin, moti në Shqipëri pritet të jetë tipik veror, me diell dhe temperatura të larta në shumicën e territorit. Një valë e...

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...