14.5 C
Tiranë
Tuesday, May 5, 2026
spot_img

“Mos na njoftoni një ditë përpara, nuk jemi pica taksi” – Arben Malaj kritikon reformën territoriale dhe procesin e konsultimit

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ka mbajtur një qëndrim kritik gjatë dëgjesës publike për Reformën Administrativo-Territoriale, duke vënë theksin te mënyra e organizimit të konsultimeve dhe vetë filozofia e reformës.

Gjatë fjalës së tij, Malaj u ndal fillimisht te procesi i njoftimit të dëgjesave, duke e konsideruar të papërshtatshëm afatin e shkurtër kohor për pjesëmarrje dhe përgatitje të aktorëve të përfshirë.

“Mos na lajmëroni vetëm një ditë përpara, sepse ne nuk jemi pica taksi. Të përgatitemi duam kohë”, u shpreh ai, duke kritikuar mënyrën e organizimit të konsultimeve publike.

Malaj e lidhi çështjen e decentralizimit me cilësinë e demokracisë në nivel vendor, duke theksuar se pushteti lokal është një element kyç i funksionimit demokratik të shtetit. Sipas tij, sa më pranë qytetarit të jenë institucionet, aq më i ulët është deficiti demokratik.

“Decentralizimi lidhet me demokracinë dhe demokracia lokale është gjaku i demokracisë në nivel vendor”, tha ai.

Në vijim, Malaj shprehu rezerva edhe për referimet ndaj standardeve të Bashkimit Europian në organizimin territorial, duke argumentuar se nuk ekzistojnë kufizime të detajuara që përcaktojnë numrin e njësive vendore brenda një modeli të caktuar.

Ai kritikoi gjithashtu konceptin aktual të njësive administrative, duke e cilësuar atë më shumë si një strukturë administrative sesa demokratike, dhe sugjeroi rikthimin e komunave me zgjedhje të drejtpërdrejta të drejtuesve të tyre.

Sipas Malajt, një reformë që synon reduktimin e mëtejshëm të njësive vendore rrezikon të ketë pasoja negative për zonat rurale, duke thelluar pabarazitë mes qytetit dhe fshatit.

“Çdo reformë që synon uljen e numrit të bashkive dhe komunave rrezikon të dështojë dhe të varfërojë më tej fshatrat”, theksoi ai.

Në përfundim, ish-ministri paralajmëroi se dobësimi i mekanizmave demokratikë në nivel vendor mund të sjellë pasoja më të gjera institucionale, duke theksuar se cilësia e administrimit varet jo vetëm nga struktura, por edhe nga njerëzit që i drejtojnë ato.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Salianji shpërthen ndaj Berishës: “Regjim Rama–Berisha, PD farsë dhe uzurpim i partisë”

0
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka ashpërsuar akuzat ndaj kryedemokratit Sali Berisha, disa ditë pasi u përjashtua nga gara për drejtimin e PD-së,...

“Nuk di a e meriton të rrijë më aty brenda ajo vajzë”, Ermal Mamaqi...

0
Mbrëmja e djeshme në spektaklin “Ferma VIP” u shoqërua me zhvillime të forta dhe tension të lartë mes konkurrentëve, pas eliminimit të Adionit dhe...

“Pyeste vetëm për shokët…” – babai i të miturit të plagosur rrëfen momentet pas...

0
Tragjedia e rëndë e ndodhur në Durrës, ku një aksident i mori jetën dy fëmijëve dhe plagosi një tjetër të mitur, vijon të trondisë...

Tragjedi në Elbasan: 56-vjeçari gjendet i pajetë, dyshohet vetëvrasje me armë zjarri

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e “Urës së Lizës” në Elbasan, ku një 56-vjeçar është gjetur pa shenja jete, dyshohet si...

“Devijova për të shmangur një makinë” – dëshmia e Nikoll Radaçit pas tragjedisë në...

0
Nikoll Radaçi ka dhënë dëshminë e tij lidhur me aksidentin tragjik në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë të mitur. Në deklarimet e tij...