Eliminimi i Adion Pukës nga reality show “Ferma VIP 3”, në një përballje të fortë “kokë më kokë” me Mimoza Ahmetin, ka sjellë një klimë të tensionuar në ambientet e formatit, me reagime që kanë vijuar edhe pas daljes së tij.
Situata u përshkallëzua gjatë Prime-it, ku partnerja e tij, Ola, u përfshi në një debat të ashpër dhe përdori fjalor ofendues ndaj moderatores Arbana Osmani. Ky episod ndezi diskutime të shumta në rrjet dhe ngriti pikëpyetje mbi kufijtë e sjelljes në televizion live.
Pas disa ditësh heshtjeje, Adion Puka ka reaguar për herë të parë publikisht përmes rrjeteve sociale. Në një postim në Instagram Story, ai ka zgjedhur të shprehë mbështetjen e tij për partneren, duke rishpërndarë një video të publikuar nga një faqe fansash, ku Ola shfaqet e përlotur.

Në mbishkrimet që shoqëronin videon, shkruhej: “Shikoni ça i keni bo çikës” dhe “Çika jonë, qëndro e fortë”, duke reflektuar reagimet emocionale të mbështetësve të saj.
Ngjarja ka vijuar të jetë pjesë e diskutimeve në rrjet, ndërsa pritet të shihet nëse produksioni i formatit do të ketë një qëndrim zyrtar për incidentin dhe sjelljen e ndodhur gjatë transmetimit.






