31.5 C
Tiranë
Tuesday, June 23, 2026

Haziri: Kosova në krizë politike, LDK paralajmëron vendime për listat zgjedhore

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka deklaruar se vendi po përballet me një krizë të thellë politike dhe mungesë të bashkëpunimit institucional, e cila sipas tij po ndikon drejtpërdrejt në funksionimin e shtetit.

Në një intervistë për “Ballkan Update”, Haziri tha se Kosova ka hyrë në një “qark të mbyllur politik”, që po e dëmton zhvillimin dhe stabilitetin institucional.

Sipas tij, LDK pritet që brenda kësaj jave të bëjë të qarta angazhimet e saj politike, përfshirë edhe listat për Kuvendin dhe kapacitetet ekzekutive, ndërsa kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku, është në komunikime intensive për këtë proces.

“Qëllimi politik është që Kosova të thyejë qarkun prej dy vitesh. Mungesa e vullnetit politik për bashkëpunim kulmon me moskandidimin e Osmanit për presidente. Ditët e ardhshme do të ketë lajme të mira ku po ndërtohet një listë garuese për të kthyer besimin dhe shpresën e publikut”, tha Haziri.

Ai shtoi se vendi po përballet me pasoja të vazhdueshme politike, duke e cilësuar situatën si të rënduar dhe të përsëritur. Sipas tij, mungesa e zgjidhjeve institucionale po e mban Kosovën në një cikël krizash.

Haziri komentoi gjithashtu edhe zhvillimet e ardhshme zgjedhore, duke theksuar se ato do të jenë një garë e fortë politike.

“Këto zgjedhje do të jenë një garë mes elefantësh. Kurti dhe Osmani do të jenë ata që do të mobilizojnë më shumë votuesit”, u shpreh ai.

Ndër të tjera, Haziri ngriti shqetësime edhe për mënyrën e funksionimit të sistemit politik, duke thënë se vendi ndodhet në një fazë të ndjeshme, ku sipas tij po krijohen forma të reja të menaxhimit të situatës sociale dhe politike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Do të qëndrojë në burg”, Gjykata lë në qeli 40-vjeçarin e dyshuar si bashkëpunëtor...

0
40-vjeçari Besnik Koldreu, i arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e çiftit të bashkëshortëve Kreshnik dhe Gentjana Mujeci më 26 prill në fshatin Balldren të...

“E gdhijnë para kryeministrisë”, protesta vijon natën në Tiranë, lexohet kërkesa për dorëheqje dhe...

0
Rreth 10 protestues kanë kaluar natën përpara godinës së Kryeministrisë në Tiranë, duke vijuar qëndrimin e tyre në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Të ulur në...

“Unë jam miku, jo armiku yt”, Rama reagon gjatë për protestat: “Protestuesi është i...

0
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar sërish për protestat që po zhvillohen në kryeqytet, duke publikuar një status të gjatë në rrjetet sociale,...

Tragjedi në Francë, dy fëmijë 2 dhe 4 vjeç gjenden të pajetë brenda një...

0
Një ngjarje tragjike ka tronditur jugun e Francës, ku dy fëmijë të moshës 2 dhe 4 vjeç janë gjetur të pajetë brenda një automjeti,...

“Vetëvendosje nuk ka të bëjë asgjë me këtë protestë”, Enver Dugolli i përgjigjet Ramës:...

0
Lëvizja Vetëvendosje ka mohuar përfshirjen e saj si subjekt politik në protestat që po zhvillohen prej ditësh në Shqipëri, duke theksuar se mbështetja e...