26.9 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

“I dehur ra nga ura në lumë”/ Humb jetën 60-vjeçari në Devoll

Një ngjarje tragjike është regjistruar mëngjesin e sotëm në Devoll, ku një 60-vjeçar nga fshati Kurilë është gjetur i pajetë në një lumë pranë fshatit Vishocicë.

Sipas informacioneve paraprake, viktima kishte shkuar për vizitë tek disa të afërm dhe kishte qëndruar deri në orët e vona në një lokal të zonës. Dyshohet se, gjatë kthimit për në banesë, ai ka humbur ekuilibrin teksa kalonte mbi një urë dhe ka rënë aksidentalisht në lumë.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se 60-vjeçari dyshohet të ketë qenë nën efektin e alkoolit në momentin e ngjarjes, bazuar edhe në dëshmitë e personave që kanë qenë me të në lokal.

Policia ka kryer kqyrjen e vendit të ngjarjes dhe paraprakisht dyshohet për një aksident fatal, ndërsa pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.

Hetimet për rastin vijojnë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...