26.9 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Lamallari nga OKB: “Shqipëria po kthehet në një vend mundësish, me ekonomi dhe diasporë më të fortë”

Besfort Lamallari ndodhet në New York, ku po merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Rishikimin e Migracionit në Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Gjatë panelit me temë “Migracioni si forcë krijuese”, ministri prezantoi qasjen e Shqipërisë ndaj migracionit, duke e lidhur atë me zhvillimet ekonomike, politike, ligjore dhe të sigurisë në vend.

Lamallari vuri në dukje se Shqipëria po bëhet gjithnjë e më tërheqëse për diasporën dhe investitorët e huaj, ndërsa kujtoi mbajtjen e Samitit të 4-t të Diasporës në Tiranë.

“Premtuam votën e diasporës dhe sot ajo është realitet”, deklaroi ai, duke shtuar se shumë shqiptarë po rikthehen për të kontribuar në vend, ndërsa mijëra të huaj po zgjedhin Shqipërinë për të jetuar, investuar dhe punuar.

Ministri theksoi gjithashtu rritjen ekonomike të vendit gjatë viteve të fundit.

“GDP-ja e Shqipërisë është dyfishuar. Nga një vend me më pak se 3000 euro për frymë, sot kemi arritur në 11 mijë euro të ardhura për frymë. Objektivi ynë është të arrijmë në 15 mijë euro për frymë deri në fund të kësaj dekade”, u shpreh Lamallari.

Ai solli në vëmendje edhe rritjen e turizmit dhe investimeve të huaja, duke theksuar se Shqipëria ka pritur rreth 12 milionë turistë vitin e fundit, ndërsa investimet e huaja kanë arritur në 1.6 miliardë euro.

Sipas ministrit, migracioni, ekonomia, siguria dhe drejtësia janë të lidhura ngushtë me transformimin që po kalon vendi.

Në seancën plenare të forumit, ku pritet të marrë pjesë edhe António Guterres, Lamallari do të mbajë një tjetër fjalim mbi politikat migratore të Shqipërisë dhe rolin e saj në rajonin e Ballkani Perëndimor.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...