36.1 C
Tiranë
Sunday, August 30, 2026

Prania e muzikantit serbo-boshnjak në Festën e Birrës në Korçë/ Reagon Milaim Zeka: “Vetem te ne ndodhe me u kap pas rriqerave ne bishtin e kalit”

Gazetari i njohur nga Kosova, ish-deputeti Milaim Zeka ka reaguar në lidhje me debatin për praninë e muzikantit serbo-boshnjak Goran Bregovic në Festën e Birrës në Korçë.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Zeka thotë se po bëhet një fushatë e egër kundër birrës “Korça”, që nuk ka asnjë lidhje me artistin e njohur serbo-boshnjak, ftesa për të cilin është bërë nga bashkia.

Zeka shkruan se vetëm tek ne ndodh që të kapemi pas rriqrave në bishtin e kalit, duke ironizuar për ta shpallur birrën Korça non grata dhe të marrim më pas birra nga Serbia.

Çka ka lidhje birra “Korça” me Bregoviçin?!

Po behet nje fushate e eger edhe kunder birres “Korça”, bane be qe Bregoviçi po e zien, dhe po e shperndan.

Vetem te ne ndodhe me u kap pas rriqerave ne bishtin e kalit, edhe me marre me te me dite te tera.

Po ju pyes ju “patriotave” analfabet, ku ishit bre kur erdhi Zdravko Qoliqi ne Tv-Klan, te ai Aleksander Frangaj e Blendi Fevziu, qe zgerdhihet e shet pordhe patriotike deri ne Beograd. Pyetne pak Baton Haxhiun e Blendi Fevziun se kush e futi biznismenin serb Mishkoviç, midis Shqiperise?! Me kend e lidhen ate?

Pyetne Frangajne dhe plote pronar te mediumeve te cilet jane katolik dhe ortodoks, pse i keni stermbushur stacionet e juaja televizive me seriale turke qe i bleni nga 50 dollar, duke ja shperla trurin popullit, nderkohe qe e shani Edi Ramen kur merr dhurate nje spital nga Erdogani?!

Ju e beni kete, sepse bibel, kuran, Zot e Atdhe, e keni lekun. Ju nuk e keni hallin e Bregoviçit. Ju e keni hallin e krijimit te nje perçarje andej e kendej. Kur them Ju, e kam fjalen per ata andej, e per keta kendej.

Shikoni nese mundeni me fute Birren “ Korça” produkt non grada, pastaj marrim birra te Serbise…!!!

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...