Një aksident rrugor është regjistruar pranë fshatit Tresh, në rrugën e vjetër Lezhë–Milot, ku një automjet ka humbur kontrollin gjatë lëvizjes.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar tre persona: Denis Lleshi, Klinton Perlesi dhe Aleks Laloshi. Sipas informacioneve paraprake, njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore dhe po transportohet drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë të specializuar mjekësore.
Dy personat e tjerë ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shërbimet e emergjencës dhe policia kanë mbërritur në vendngjarje për të kryer veprimet përkatëse dhe për të zbardhur shkaqet e aksidentit.






