34.7 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

“Nën dyshimin për ngacmim”, ndalohet për 48 orë drejtori i Onima-s, Ekrand Shabani

Drejtori i Onima, Ekrand Shabani, është ndaluar për 48 orë nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Ngacmimi”.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala, e cila bëri të ditur se ndalimi është kryer me urdhër të Prokurorit të Shtetit.

“Lidhur me pyetjen tuaj, ju njoftojmë se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar për 48 orë, një person me inicialet E.Sh., për shkak se i njëjti dyshohet për kryerjen e veprës penale ‘Ngacmimi’ nga neni 182 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Prokurori i shtetit është duke i ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme hetimore lidhur me këtë rast”, thuhet në reagim.

Kujtojmë se në muajin mars, këngëtari Gjesti kishte bërë të ditur se, në konsultim me avokatët e tij, kishte dorëzuar kallëzim penal ndaj kompanisë Onima, stafit dhe bashkëpunëtorëve të saj.

Në një deklaratë për mediat, artisti ishte shprehur se kërkonte vetëm të drejtat dhe paratë e tij.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...