Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy shtetas, të dyshuar për vjedhje në bashkëpunim.
Bëhet fjalë për Denis Shkallën dhe bashkëpunëtorin e tij, Martin Dado, të cilët sipas hetimeve paraprake dyshohet se në orët e para të mëngjesit të 8 majit kanë vjedhur një banesë në rrugën “Pandi Dardha”, në zonën e Laprakës.
Sipas të dhënave të grupit hetimor, autorët të maskuar me kapuç dhe maska kanë hyrë në pallatin ku ndodhej apartamenti i shtetasit Rigers Vrapi dhe më pas janë larguar me shpejtësi pas kryerjes së vjedhjes.
Nga banesa dyshohet se janë marrë rreth 28 mijë euro dhe bizhuteri floriri me vlerë të konsiderueshme. Paratë dhe sendet e vjedhura ende nuk janë gjetur.
Hetimet tregojnë se dy të arrestuarit nuk njiheshin me viktimën, por dyshohet se janë orientuar nga persona të tjerë ende të paidentifikuar.
Sipas policisë, të dy kanë rezultuar më parë me precedentë penalë në Itali dhe Francë për vjedhje dhe trafik droge.






