15.5 C
Tiranë
Saturday, May 16, 2026
spot_img

“Nuk kërkojmë derë të pasme”, Kurti nga Prishtina i kërkon BE-së avancimin e Kosovës drejt statusit kandidat

Kryeministri në detyrë i Kosova, Albin Kurti, pas takimit me komisioneren evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ka kërkuar avancimin e Kosovës në procesin integrues drejt Bashkimi Evropian dhe marrjen e statusit të vendit kandidat.

Në konferencën e përbashkët për media, Kurti deklaroi se Kosova nuk po kërkon “as rrugë të shkurta e as derë të pasme”, por vetëm një proces të bazuar në meritë.

“Janë bërë mbi 40 muaj që kur kemi aplikuar dhe momenti i ripërtërirë i zgjerimit nga ana e BE-së duhet të rezultojë me avancimin e merituar të Kosovës”, u shpreh Kurti.

Ai theksoi se mbështetja për anëtarësimin në BE në Kosovë mbetet rreth 90%, ndër më të lartat në rajon, ndërsa kërkoi më shumë unitet brenda BE-së për vendimmarrje ndaj Kosovës.

Kurti ngriti sërish çështjen e sulmit terrorist në Banjskë, duke kërkuar që përgjegjësit të dalin para drejtësisë.

“Llogaridhënia për këto sulme është thelbësore, pasi pa llogaridhënie rreziku ndaj sigurisë sonë mbetet i lartë. Kemi një fqinj agresor që të sulmon në vend që të bashkëpunojë”, deklaroi ai, duke iu referuar Serbia.

Sipas Kurtit, zgjerimi i BE-së është instrumenti më i suksesshëm i politikës së jashtme europiane dhe çdo vakum i lënë nga BE-ja mund të shfrytëzohet nga aktorë që cenojnë sigurinë dhe vlerat europiane.

Komisionerja Marta Kos zhvilloi takime edhe me përfaqësues të tjerë institucionalë në Prishtinë. Kjo është vizita e saj e parë në Kosovë që prej marrjes së detyrës në vitin 2024.

Sipas raportimeve në media, kreu i AKU-së është thirrur të martën në orën 09:00, në prokurori për t’u pyetur se çfarë veprimesh kanë kryer.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Taliban miratojnë rregullore të re për martesën dhe divorcin në Afganistan – rriten shqetësimet...

0
Autoritetet e Talibanit në Afganistan kanë miratuar një sërë rregullash të reja që kufizojnë më tej të drejtat e grave dhe vajzave, që nga...

Goditet rrjeti i trafikut të kokainës në Britani, dy shqiptarë dënohen me mbi 18...

0
Katër anëtarë të dy grupeve të organizuara kriminale, mes tyre dy shtetas shqiptarë, janë dënuar në Britaninë e Madhe pas një hetimi të gjerë...

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 19-vjeçari shqiptar – përplasje e fortë me disa...

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së premtes në Itali, ku një i ri me origjinë shqiptare ka humbur jetën si pasojë...

Aksident në Elbasan, automjeti përfundon në përroin e Zaranikës – fatmirësisht pa viktima

0
Një aksident rrugor është regjistruar në Elbasan, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në përroin e Zaranikës. Sipas informacioneve paraprake, personat...

“Zero tolerancë ndaj abuzuesve” – Ministri i Brendshëm reagon pas operacionit në Sarandë

0
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas operacionit të zhvilluar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) dhe Policia e Shtetit në Sarandë, ku...