15.5 C
Tiranë
Saturday, May 16, 2026
spot_img

Helmimi i 52 studentëve në Akademinë e Sigurisë, Prokuroria thërret kreun e AKU-së Tiranë

Drejtori i Autoriteti Kombëtar i Ushqimit për Tiranë, Ersid Hasanllari, është thirrur në Prokurorinë e Tiranës në kuadër të hetimeve për helmimin e 52 studentëve të Akademia e Sigurisë.

Prokurori i çështjes, Bledar Valikaj, pritet të kërkojë sqarime lidhur me procedurat e ndjekura nga AKU dhe vonesën në dorëzimin e rezultateve të analizave pranë organit të akuzës.

Sipas rezultateve të publikuara nga AKU, nga nëntë mostrat e marra në kompaninë e kateringut SORI-AL, tetë kanë rezultuar brenda standardeve, ndërsa një kampion me makarona të gatshme, i marrë në kuzhinën e Akademisë së Sigurisë në Sauk, ka rezultuar i kontaminuar me bakteret Escherichia coli dhe stafilokok.

Sipas raportimeve mediatike, Hasanllari është thirrur në prokurori për t’u pyetur lidhur me veprimet e kryera nga institucioni pas ngjarjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Taliban miratojnë rregullore të re për martesën dhe divorcin në Afganistan – rriten shqetësimet...

0
Autoritetet e Talibanit në Afganistan kanë miratuar një sërë rregullash të reja që kufizojnë më tej të drejtat e grave dhe vajzave, që nga...

Goditet rrjeti i trafikut të kokainës në Britani, dy shqiptarë dënohen me mbi 18...

0
Katër anëtarë të dy grupeve të organizuara kriminale, mes tyre dy shtetas shqiptarë, janë dënuar në Britaninë e Madhe pas një hetimi të gjerë...

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 19-vjeçari shqiptar – përplasje e fortë me disa...

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së premtes në Itali, ku një i ri me origjinë shqiptare ka humbur jetën si pasojë...

Aksident në Elbasan, automjeti përfundon në përroin e Zaranikës – fatmirësisht pa viktima

0
Një aksident rrugor është regjistruar në Elbasan, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në përroin e Zaranikës. Sipas informacioneve paraprake, personat...

“Zero tolerancë ndaj abuzuesve” – Ministri i Brendshëm reagon pas operacionit në Sarandë

0
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas operacionit të zhvilluar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) dhe Policia e Shtetit në Sarandë, ku...