31.1 C
Tiranë
Saturday, July 4, 2026

AMP operacion në Sarandë dhe Ksamil, nën hetim efektivë policie për ndërtimet pa leje

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka ndërmarrë një operacion të gjerë në zonën e Sarandës, Ksamilit dhe rrethinave, në kuadër të një hetimi për dyshime mbi përfshirjen e punonjësve të policisë në veprimtari që lidhen me favorizimin e ndërtimeve pa leje dhe shpërdorimin e detyrës.

Sipas burimeve hetimore, operacioni ka çuar në ndalimin e disa efektivëve, mes tyre drejtues dhe punonjës të Komisariatit të Sarandës, ndërsa priten masa të tjera sigurie dhe urdhër-arreste shtesë.

Hetimet po fokusohen në dyshime për bashkëpunim mes zyrtarëve policorë dhe individëve të përfshirë në ndërtim të paligjshëm, si dhe për përfitime të dyshuara financiare në këmbim të lejimit të aktiviteteve ndërtimore pa leje.

Një nga rastet që po verifikohet lidhet me një pronë në Sarandë, në emër të shtetasit Isuf Jaçaj, i cili ka humbur jetën në një shpërthim me eksploziv në automjetin e tij në tetor të vitit 2025. Hetuesit po shqyrtojnë nëse ngjarja kriminale ka lidhje me konfliktet për pronën dhe aktivitetet e paligjshme në zonë.

Sipas të dhënave paraprake, në këtë pronë dyshohet se po ndërtohej pa leje një strukturë tip beach bar, e planifikuar për sezonin turistik veror. Hetimet po verifikojnë gjithashtu mënyrën se si janë siguruar lejet dhe nëse ka pasur ndërhyrje të paligjshme nga zyrtarë të policisë.

Autoritetet dyshojnë se pas konfliktit për pronën mund të qëndrojnë grupe kriminale të strukturuara, ndërsa po hetohen edhe lidhje të mundshme me ngjarje të tjera të ndodhura më herët në zonën e Sarandës dhe Kamzës.

AMP dhe prokuroria vijojnë veprimet hetimore për të dokumentuar plotësisht përgjegjësitë penale dhe rolin e secilit të përfshirë në këtë çështje.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Inteligjenca artificiale në ndihmë të shpëtimit pas tërmeteve në Venezuelë, NASA dhe BE hartojnë...

0
Teksa ekipet e emergjencës vijojnë kërkimet për të mbijetuarit pas tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën, teknologjia po luan një rol kyç në koordinimin...

“Mjekët vijnë me vonesë dhe ikin pasi vizitojnë 3-4 pacientë”/ Rama: Kjo është arsyeja...

0
Kryeministri Edi Rama ka pranuar se administrata shtetërore vijon të përballet me probleme serioze në ofrimin e shërbimeve për qytetarët, duke e lidhur pakënaqësinë...

“Si ai i Shqipërisë”/ Italia bllokon resortin luksoz në Sardenjë, anulon autorizimin pas protestave...

0
Qeveria italiane ka anuluar autorizimin për projektin e resortit luksoz Tavolara Bay në Cala Finanza, në verilindje të Sardenjës, pasi investimi rrezikonte të shndërrohej...

“Goditën policët, sulmuan deputetët dhe një gazetar”/ Policia arreston 19 protestues pas tensioneve te...

0
Policia e Tiranës ka njoftuar arrestimin e 19 personave pas protestës së dhunshme të zhvilluar paraditen e djeshme pranë Kuvendit të Shqipërisë, ku pati...

“Shumë shpejt do të shihemi në Kosovë”/ Bedri Hamza zbulon mesazhin që i përcolli...

0
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një takim me ish-presidentin Hashim Thaçi në Hagë,...