Kryepolici Skënder Hita ka firmosur përjashtimin nga radhët e Policisë së Shtetit të Uljan Shpataraku, i njohur si një nga oficerët më të afërt me ish-drejtorin e përgjithshëm të Policisë, Ilir Proda.
Shpataraku mbante detyrën e asistentit në Departamentin për Teknologjinë e Informacionit në Policinë e Shtetit.
Ai ishte pezulluar më herët nga detyra, konkretisht më 4 mars 2026, me urdhër të drejtorit të komanduar të Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga, për shkak të “mosparaqitjes në mënyrë të rregullt në detyrë”.
Vendimi për përjashtimin e tij vjen në një periudhë ndryshimesh dhe lëvizjesh në strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit, ndërsa ende nuk ka një reagim publik nga vetë Shpataraku lidhur me masën e marrë ndaj tij.






