26.1 C
Tiranë
Monday, July 13, 2026

“E vranë për hakmarrje ndaj vëllait”? Familja Alikaj ngre akuza të forta: “Shteti dështoi, drejtësia nuk zbardhi kurrë krimin”

Vrasja e Gëzim Alikaj konsiderohet nga familjarët si pika e kthesës në zinxhirin e përgjakshëm të hakmarrjeve mes grupeve kriminale, ku sipas tyre, objektiv nuk u bënë vetëm personat e përfshirë në konflikt, por edhe njerëz të pafajshëm.

Pas atentatit, Policia e Elbasanit u fokusua në pistën e një ngjarjeje të ndodhur dy vite më herët në Spanjë, ku mbeti i vrarë Alfons Çaka. Për atë ngjarje, autoritetet spanjolle kishin arrestuar Florenc Alikaj, vëllain e viktimës së Elbasanit.

Vetëm pak orë pas vrasjes së Gëzim Alikajt, policia arrestoi Everest Çaka, Elton Hyka dhe Ardit Spahiu, ky i fundit i vrarë më pas në Belgjikë në vitin 2020.

Kunati i viktimës, Vladimir Merxhani, deklaron se familja ishte e bindur për autorët.

“Arrestojnë policia, ndalon Ibrahim Çakën, Arjan Spahiun dhe një person tjetër që i kishte ndihmuar me makinë, të dhënat ishin nga aty.”

Avokati Ermal Yzeiri theksoi rëndësinë e hetimit të motivit në ngjarje të tilla kriminale:

“Flasim për vepra që kryhen përherë me dashje, e thjeshtë ose variant ekstrem me paramendim. Rëndësi ka motivi dhe për zbulimin e tij duhet bërë hetim i plotë.”

Në ditët e para pas atentatit, Policia e Elbasanit u shfaq e bindur se kishte identifikuar autorët e vrasjes, duke bërë publike edhe rezultatet e operacionit. Por pas rreth një muaji izolim, të arrestuarit u lanë të lirë për mungesë provash.

Familjarët e viktimës pretendojnë se në vendngjarje ishin gjetur prova materiale që implikonin personat e ndaluar.

“Këto e kishin vrarë Gëzim Alikajn për rikthimin, se Florenci doli nga burgu. Akuza e policisë ishte për Ibrahim Çakën e Arjan Spahiun, i mbajtën 18 ditë të izoluar e i liruan. Njëkohësisht këto janë shoqëri e afërt me të penduarin e drejtësisë Erjon Alibej,” – u shpreh Vladimir Merxhani.

Ish-prokurori Florian Bonjaku deklaron se mungesa e provave përfundimtare krijon dyshime të forta në opinion dhe te familjarët.

“Fakti që këto persona nuk vërtetohen përtej çdo dyshimi dhe nuk çohen para drejtësisë krijon bindjen se e vërteta nuk u zbulua.”

Sipas familjes Alikaj, Gëzim Alikaj nuk kishte lidhje me aktivitetet kriminale të vëllait të tij dhe u vra vetëm si objekt hakmarrjeje.

“Nuk kam nevojë për hakmarrje. Kam 3 çuna dhe një grua që më ngrenë kapelen në Elbasan. Vetëm këtë i kërkoj drejtësisë; Erjon Alibej duhet të pyetet për këto ngjarje,” – deklaroi Vladimir Merxhani.

Debati është rikthyer edhe te roli i bashkëpunëtorëve të drejtësisë. Sipas ish-prokurorit Bonjaku, ligji detyron bashkëpunëtorët të tregojnë gjithçka që dinë për ngjarjet kriminale.

“Vetë Kodi i Procedurës Penale përcakton që bashkëpunëtori duhet të tregojë gjithë elementët për një ngjarje penale.”

Ndërsa avokati Yzeiri shtoi:

“Bashkëpunëtori i drejtësisë duhet të tregojë gjithë rrethanat dhe dijeninë për ngjarjen, pa fshehur asgjë karshi prokurorisë.”

Pavarësisht se disa nga personat e dyshuar janë vrarë ndër vite në ngjarje të tjera kriminale, familja Alikaj vazhdon të insistojë se autorët dhe bashkëpunëtorët e atentatit ndaj Gëzim Alikajt nuk janë vënë kurrë realisht përpara drejtësisë.

Familjarët hedhin gjithashtu dyshime të forta për manipulim të provave hetimore.

“Policia e Elbasanit për këtë ngjarje i ka prishur provat dhe këtë e them me bindje të plotë,” – deklaroi Merxhani.

Ndërkohë, ish-prokurori Bonjaku paralajmëron se nxitimi për të shpallur autorët mund të ketë sjellë pasoja serioze në hetim.

“Ka gjithmonë një element nxitimi të strukturave të policisë. Dëshira për të treguar se ngjarja u zbardh shpesh ka çuar në konkluzione jo të vërteta dhe të nxituara.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...

Besonte se kishte gjetur ar, por pas 3 vitesh zbuloi një thesar nga hapësira:...

0
Një histori e jashtëzakonshme nga Australia ka treguar se thesaret më të rralla nuk gjenden gjithmonë në formën e arit. Një burrë që për...

Atentat në Kurbin/ Zbardhen detaje nga vrasja e 40-vjeçarit Ilirjan Lika, autori dyshohet se...

0
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 40-vjeçari Ilirjan...