Mjeku i njohur epidemiolog, Ilir Alimehmeti, në një analizë të dhënash, duke i krahasuar ato me valën e pandemisë në dimër dhe në pranverë-verë, thotë se efekti i vaksinimit tek moshat e vjetra është i madh dhe i dukshëm në rënien e nivelit të vdekshmërisë.
Sipas mjekut, ajo qe eshte e qarte ne kete situate gjithashtu eshte se pandemia COVID-19 nuk eshte risk per femijet e sidomos moshat 0-14.
Mjeku nenvizon se “gjendja e vdekshmerise ne Europe eshte krejtesisht e stabilizuar, ku perveç Spanjes dhe Belgjikes me ekses te moderuar dhe Anglise me ekses te lehte, te gjitha shtetet e tjera jane krejtesisht brenda intervalit te pritshmerise”.
POSTIMI I PLOTE
Miqte e mi, le te vezhgojme te dhenat e vdekshmerise ne ekses ne Europe dhe permes tyre te deduktojme disa ceshtje:
❓ A ka dallim vala Alfa (dimer) nga vala Delta (pranvere/vere)?
❓ A ka pasur efekt vaksinimi te moshat e vjetra?
❓ A nevojitet vaksinimi te femijet?
🇪🇺 Te gjitha te dhenat ne forme grafike jane marre nga te dhenat zyrtare te EuroMoMo (European Mortality Monitoring) qe suportohet nga ECDC (European Center for Diseases Control) dhe OBSH. (linku ne fund)
❓ Pyetja 1: A ka dallim vala Alfa (dimer) nga vala Delta (pranvere/vere)?
📈 Ne Figuren 1 mund te shihni disa shtete europiane te zgjedhura qe kemi marre shpesh si shembull gjate pandemise. (shtetet e tjera mund t’i gjeni ne faqen e internetit)
👉 Figura 1 na tregon qartesisht qe vala Alfa ka qene shume me e rende se sa vala Delta.
👉 Me lehtesi mund te shihet se si vdekshmeria eshte tejet e larte ne dimer (perkon me valen Alfa) dhe bie ne normalitet pas pranveres (perkon me valen Delta).
👉 Ne kete efekt mund te kete luajtur shume rol qofte stina, qofte vaksinimi i popullates qe ne Europe gjithkund ka nisur nga te moshuarit.
❓ Pyetja 2: A ka pasur efekt vaksinimi te moshat e vjetra?
✅ Po, efekti eshte i madh dhe i dukshem!
📈 Ne Figuren 2 jane vdekjet kumulative per moshat +65 dhe +85 vjeç.
📈 Pritej dhe duket qarte nje efekt i lidhur me moshen, duke qene se:
👉 sa me e larte mosha, aq me i larte risku i vdekshmerise nga COVID-19, dhe
👉 sa me e larte mosha, aq me heret jane vaksinuar dhe aq me e gjate ka qene periudha nen mbrojtje.
✅ Ne moshat +85 vjeç vdekshmeria kumulative e 2021 (vija bojeqielli) ka rene jo vetem nen ate te 2020 (vija blu), por edhe nen ate te 2017 (vija e kuqe) dhe te 2018 (vija e verdhe).
✅ Ne moshat +65 vjeç vdekshmeria kumulative e 2021 eshte nen nivelin e 2020 dhe e barabarte me nivelin e 2018.
❓ Pyetja 3: A nevojitet vaksinimi te femijet?
📈 Ne Figuren 3 shihet qarte se vdekshmeria e moshave 0-14 vjeç eshte vazhdimisht brenda intervalit normal (vija blu qendron vazhdimisht brenda rripit ngjyre gri te lehte).
📈 Ne Figuren 4 verehet se per moshat 0-14 vjeç:
✅ Vdekshmeria kumulative ne 2020 ne gjysmen e pare te vitit 2020 ecen ne linje me vitet e meparshme, ndersa ne gjysmen e dyte te vitit 2020 bie qartesisht nen nivelin e viteve te meparshme, madje shkon ne vlera minus.
✅ Vdekshmeria kumulative ne 2021 eshte vazhdimisht me e ulet qe nga fillimi i vitit e ne vijim, ne krahasim me pese vitet e meparshme (2016-2020).
👉 Pra, eshte e qarte se pandemia COVID-19 nuk eshte risk per keto mosha (0-14) e si rrjedhoje vaksina nuk gjen argumenta per t’u perdorur gjate analizes se vdekshmerise ne Europe.
🙏 Se fundi, gjendja e vdekshmerise ne Europe eshte krejtesisht e stabilizuar, ku perveç Spanjes dhe Belgjikes me ekses te moderuar dhe Anglise me ekses te lehte, te gjitha shtetet e tjera jane krejtesisht brenda intervalit te pritshmerise.
Dr. Shk. Ilir Alimehmeti
Epidemiolog Klinik
Fakulteti i Mjekesise, UMT
Akademia e Shkencave te Shqiperise