10.5 C
Tiranë
Friday, January 30, 2026
spot_img

Organizata e Kombeve të Bashkuara publikon raportin për ndryshimet klimatike në mbarë globin/ “Raporti i sotëm është një kod i kuq për njerëzimin”

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka publikuar një raport për ndryshimet klimatike në mbarë globin.

Kushte ekstreme të motit dhe lidhja e tyre me ndryshimet klimatike që po shkaktohen nga njeriu është një nga pikat kryesore të raportit të publikuar të hënën nga Paneli Ndërqeveritar i OKB -së për Ndryshimet Klimatike (IPCC).

“Raporti i sotëm është një kod i kuq për njerëzimin. Nëse kombinojmë forcat tani, ne mund të shmangim katastrofën klimatike. Por, siç e bën të qartë raporti i sotëm, nuk ka kohë për vonesë dhe nuk ka vend për justifikime. Unë mbështetem tek drejtuesit e qeverisë dhe të gjithë aktorët për të siguruar që COP26 është i suksesshëm“, tha Guterres.

Publikimi i këtij raporti vjen më pak se tre muaj para samitit kryesor klimatik në Glasgow të njohur si COP26 .

Pikat kyçe të raportit të IPCC

-Temperatura globale e sipërfaqes së planetit  ishte 1.09 °C më e lartë në dekadën mes 2011-2020 sesa mes 1850-1900.

-Pesë vitet e fundit kanë qenë temperaturat më të nxehtat që janë regjistruar që nga viti 1850

-Shkalla e fundit e rritjes së nivelit të detit është gati trefishuar në krahasim me vitet 1901-1971

-Ndikimi njerëzor është “me shumë mundësi”  (90%) shtytësi kryesor i shkrirjes globale të akullnajave që nga vitet 1990 dhe i uljes së nivelit të akullit në detin Arktik.

-“Është praktikisht e sigurt” se ekstremet e nxehta përfshirë valët e nxehtësisë janë bërë më të shpeshta dhe më intensive që nga vitet 1950, ndërsa ekstremet e ftohta janë bërë më pak të shpeshta dhe më pak të rënda.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

22-vjeçari dhunon nënën dhe vjedh sende e motorin e babait, arrestohet në Vlorë

0
Vlorë – Një ngjarje e rëndë familjare ka përfunduar me arrestimin e një 22-vjeçari në Vlorë. Sipas policisë, i riu, identifikuar si E. P.,...

“E godita me thikë në park” – 14-vjeçari pranon vrasjen e 12-vjeçarit në Birmingham

0
Birmingham – Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin e Birmingham, pasi një fëmijë 12-vjeçar, Leo Ross, u vra me thikë nga një i...

“Nuk mund të luash me fatkeqësinë e dikujt” – DJ Gimbo reagon ndaj pyetjes...

0
Një debat i ashpër ka shpërthyer mes DJ Gimbo-s dhe banorit të “Big Brother VIP Albania”, Rogert, pas një pyetjeje që ky i fundit...

Sherr me thika në Sarandë, dy të plagosur dhe dy të arrestuar

0
Sarandë – Një përleshje me shkopinj dhe thika në lagjen “Baba Rexhep” të qytetit të Sarandës ka lënë dy të plagosur dhe ka sjellë...

Vokshi nga Strasburgu: Shqipëria po shndërrohet në autokraci elektorale

0
Strasburg – Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka ngritur akuza të forta gjatë pjesëmarrjes në sesionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës,...