32.1 C
Tiranë
Friday, July 10, 2026

“Skena ka humbur aktorin e karaktereve”, artistët shqiptarë i japin lamtumirën Birçe Haskos

Familjarë, akademikë dhe përfaqësues të artit shqiptar i dhanë këtë të diel lamtumirën e fundit aktorit të njohur Birçe Hasko, në një ceremoni homazhi të zhvilluar në ambientet e Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit.

Nga ora 10:00 deri në 12:00 u mbajtën homazhet në nder të “Mjeshtrit të Madh”, ku dhjetëra qytetarë, kolegë dhe miq u përkulën me respekt para figurës së një prej emrave më të rëndësishëm të skenës dhe kinematografisë shqiptare. U vlerësua kontributi i tij artistik dhe ndikimi në formimin e brezave të rinj të aktorëve.

Aktori Petrit Malaj, në një deklaratë për mediat, u shpreh:
“Skena ka humbur aktorin e karaktereve… profesor Birçe Hasko ishte një nga aktorët që e njihte jetën më shumë se të gjithë. Kam ndier trishtim shumë të madh, më ka ikur një njeri që më donte dhe e doja shumë.”

Regjisori Kiço Londo tha se Hasko ishte një figurë që më shumë sesa mjeshtërinë teknike të aktrimit, përcillte njerëzoren dhe shembullin personal:
“Ishte një njeri që na mësoi njerëzoren. Nuk predikonte, udhëhiqte me shembullin e tij.”

Ndërkohë, aktori Timo Flloko vlerësoi integritetin e tij:
“Ai ishte një personalitet me integritet qytetar e njerëzor të pashembullt. Në kinematografinë shqiptare ka vendin e vet me një sërë karakteresh interesantë.”

Homazhet u mbyllën mes emocioneve dhe nderimeve për një prej figurave më të rëndësishme të artit skenik shqiptar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...

Besonte se kishte gjetur ar, por pas 3 vitesh zbuloi një thesar nga hapësira:...

0
Një histori e jashtëzakonshme nga Australia ka treguar se thesaret më të rralla nuk gjenden gjithmonë në formën e arit. Një burrë që për...

Atentat në Kurbin/ Zbardhen detaje nga vrasja e 40-vjeçarit Ilirjan Lika, autori dyshohet se...

0
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 40-vjeçari Ilirjan...