20.5 C
Tiranë
Sunday, May 24, 2026
spot_img

Rikthehet ‘ura’ e kokainës drejt Europës | Arrestimi i Ervin Matës në Brazil zbardh rrjetin ballkanik në Amerikën Latine

Arrestimi në Brazil i të dyshuarit shqiptar për trafik droge, Ervin Mata, ka rikthyer në fokus rolin në rritje të grupeve kriminale nga Ballkani në trafikun ndërkombëtar të kokainës.

Sipas një analize të publikuar nga Insight Crime, Mata është ndaluar më 26 prill pranë São Paulos dhe dyshohet se ka shërbyer si “urë lidhëse” mes furnitorëve në Amerikën e Jugut dhe tregjeve europiane, përmes rrjeteve që përdorin portet e Spanjës dhe Gjermanisë.

Ai përmendet si një nga disa figura të arrestuara ose eliminuara vitet e fundit në Amerikën Latine, në kuadër të zgjerimit të grupeve kriminale ballkanike në zinxhirin global të kokainës.

Raporti thekson se ndryshe nga kartelët tradicionalë, grupet nga Shqipëria, Serbia dhe Mali i Zi nuk synojnë kontroll territorial, por operojnë si rrjete fleksibël që menaxhojnë logjistikën dhe transportin e drogës drejt Europës.

“Emisarët” shqiptarë në Amerikën Latine

Sipas analizës, këto grupe funksionojnë përmes lidhjeve familjare dhe aleancave kriminale, duke dërguar përfaqësues në vende si Kolumbia, Ekuadori dhe Brazili për të negociuar blerje kokaine dhe për të koordinuar transportin.

Në këtë kontekst, Ervin Mata dyshohet të ketë qenë një nga këta emisarë.

Raporti përmend gjithashtu Dritan Rexhepin, i cilësuar si një nga figurat kryesore të rrjetit “Kompania Bello”, që dyshohet se përbëhet nga disa familje kriminale shqiptare dhe ka vepruar në disa kontinente.

Rrjete të zgjeruara dhe “biznes” global droge

Analiza sjell edhe rastin e Dritan Gjikës, i cili sipas raportimeve ndërtoi lidhje direkte me prodhues kolumbianë dhe kompani eksporti në Ekuador për të fshehur kokainën në ngarkesa bananesh drejt Europës.

Gjika është arrestuar në Abu Dhabi në vitin 2025 dhe pritet të ekstradohet në Ekuador.

Në të njëjtën linjë përmenden edhe emra të tjerë shqiptarë si Adriatik Tresa dhe Arber Çekaj, të cilët dyshohet se përdorën skema të ngjashme për trafikun e drogës përmes eksporteve legale.

Pastrimi i parave dhe lidhjet ndërkombëtare

Sipas autoriteteve ndërkombëtare, këto rrjete nuk kufizohen vetëm në trafik droge, por janë të përfshira edhe në pastrim parash përmes kompanive dhe sektorit financiar.

Departamenti Amerikan i Thesarit ka vendosur sanksione ndaj disa individëve dhe strukturave të lidhura me rrjete shqiptare të dyshuara për bashkëpunim me kartelin Sinaloa në Meksikë.

Analiza e Insight Crime përfundon se grupet kriminale ballkanike janë kthyer në një hallkë kyçe të trafikut global të kokainës, duke lidhur prodhimin në Amerikën Latine me tregjet e konsumit në Europë përmes rrjeteve të sofistikuara logjistike dhe financiare.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Gjykata lë në burg Adnan Galicën | Avokati: ‘Vuan nga skizofrenia dhe epilepsia’ –...

0
Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën “arrest me burg” për 36-vjeçarin Adnan Galica, i dyshuar si shkaktar i aksidentit tragjik ku humbi jetën 62-vjeçari...

Alibej rrëfen vrasjet: ‘Ishin në pritë, po qëllonin gjatë gjithë kohës…’ | Deklaratat e...

0
Erjon Alibej, i penduar i drejtësisë, ka dhënë dëshmi të detajuara lidhur me vrasjen e vëllezërve Haxhia, duke përshkruar momentet e ngjarjes dhe rolin...

30 vite në arrati marrin fund | ‘U përball me surprizën e US Marshals’...

0
Pas tre dekadash në arrati, vrasësi i trefishtë Sokol Hoxha është ndaluar në SHBA dhe po përballet me një proces ekstradimi të kërkuar nga...

Netanyahu: ‘Çdo marrëveshje duhet të eliminojë rrezikun bërthamor’ | Dakordësi me Trump për Iranin

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se ai dhe presidenti amerikan Donald Trump kanë rënë dakord që çdo marrëveshje përfundimtare me Iranin duhet të...

Drejtoresha e JPMorgan Chase, Hajdini: Po përballem me shpifje dhe sulme online pas padisë...

0
Drejtoresha ekzekutive e JPMorgan Chase, Lorna Hajdini, ka reaguar ashpër ndaj akuzave të ish-bankierit Chirayu Rana, duke i cilësuar ato si tërësisht të fabrikuara...