25.5 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

Gjykata lë në burg Adnan Galicën | Avokati: ‘Vuan nga skizofrenia dhe epilepsia’ – Prokuroria: Rrethanat e ngjarjes të rënda

Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën “arrest me burg” për 36-vjeçarin Adnan Galica, i dyshuar si shkaktar i aksidentit tragjik ku humbi jetën 62-vjeçari Shkëlqim Krasniqi, ndërsa u plagosën Fatbardh Lishi dhe dy fëmijë të mitur.

Togat e zeza nuk pranuan kërkesën e mbrojtjes për një masë më të lehtë sigurie, pavarësisht pretendimeve se i dyshuari vuan nga probleme të shëndetit mendor.

“Ka kartelë mjekësore për skizofreni dhe epilepsi”, tha avokati mbrojtës, duke kërkuar trajtim të specializuar në një institucion shëndetësor në vend të paraburgimit.

Ai shtoi se klienti i tij ka pasur edhe një aksident të rëndë në moshën 18-vjeçare, duke qëndruar për një periudhë të gjatë në koma, çka sipas tij ka ndikuar në gjendjen aktuale shëndetësore.

Në të njëjtën linjë, mjeku reanimator i Spitalit Rajonal të Shkodrës ka rekomanduar trajtim në kushte spitalore deri në sqarimin e plotë të gjendjes.

Vetë i dyshuari nuk ka dhënë asnjë deklarim gjatë seancës, ndërsa ndodhej në gjendje shoku.

Nga ana tjetër, prokuroria ka kërkuar dhe ka mbështetur masën e arrestit me burg, duke e cilësuar ngjarjen me pasoja të rënda dhe rrezikshmëri të lartë.

Sipas hetimeve paraprake, Galica dyshohet se po drejtonte automjetin me shpejtësi të lartë, duke kryer parakalime të rrezikshme, në momentin kur ndodhi përplasja fatale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...