27.1 C
Tiranë
Sunday, July 12, 2026

Shkatërrohet organizata kriminale e trafikut të heroinës në Greqi, në pranga 6 persona, drejtuesi i bandës 38-vjeçari shqiptar

Një organizatë e madhe kriminale e trafikut të heroinës dhe metadonit është shkatërruar në zonën e Atikës, në Greqi.

Oganizata ishte e përbërë nga 48 persona, nga të cilët 6 u vunë në pranga, ndërsa u sekuestruan 16 kg metadon të lëngshëm dhe heroinë.

Tre prej gjashtë drejtuesve të bandës ishin shqiptarë, përkatësisht dy burra dhe një grua, të moshës 38, 69 dhe 23 vjeç, si dhe tre grekë, dy burra dhe një grua, të moshës 47, 51 dhe 33 vjeç.

Sipas prokurorisë, drejtuesi i kësaj bande është 38-vjeçari shqiptar, i cili furnizonte grupin me metadon dhe heroinë, dhe që më pas e shpërndanin dhe trafikonin në Atikë dhe Chania.

Me 38-vjeçarin shqiptar bashkëpunonte edhe një greke, e cila kishte rolin e “arkëtares”. Ajo merrte parate e fituara nga trafiku i droges dhe i depozitonte ne nje llogari bankare ne emer te saj.

Shqiptari 69-vjeçar ishte përgjegjës për ruajtjen e drogës, ndërkohë që 23-vjeçari shqiptar ishte përgjegjës për transportin e drogës nga Athina në Kretë, ndërsa dy grekët e arrestuar, 47 dhe 51 vjeç, ishin përgjegjës për magazinimin dhe trafikimin e drogës në Chania.

Deri më tani, janë identifikuar më shumë se 250 raste të trafikut të drogës, ndërsa vlerësohet se të ardhurat nga kjo veprimtari kriminale janë të konsiderueshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...

Besonte se kishte gjetur ar, por pas 3 vitesh zbuloi një thesar nga hapësira:...

0
Një histori e jashtëzakonshme nga Australia ka treguar se thesaret më të rralla nuk gjenden gjithmonë në formën e arit. Një burrë që për...

Atentat në Kurbin/ Zbardhen detaje nga vrasja e 40-vjeçarit Ilirjan Lika, autori dyshohet se...

0
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 40-vjeçari Ilirjan...