25.5 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

BE vendos gjobë 200 milionë euro ndaj Temu-t për shitje të produkteve të paligjshme

Shitësi online me origjinë kineze Temu është gjobitur me 200 milionë euro nga autoritetet rregullatore të Bashkimit Evropian, pasi akuzohet se nuk ka marrë masa të mjaftueshme për të ndaluar shitjen e produkteve të paligjshme në platformën e tij.

Sipas Komisionit Evropian, kompania ka dështuar të identifikojë dhe vlerësojë si duhet rreziqet sistemike që lidhen me produktet e ndaluara dhe dëmin e mundshëm për konsumatorët në BE. Hetimi është zhvilluar për gati dy vjet në kuadër të Aktit të Shërbimeve Dixhitale, i cili kërkon nga platformat e mëdha online të forcojnë kontrollin mbi përmbajtjen dhe produktet e paligjshme.

Rregullatorët kanë theksuar gjithashtu se mënyra si funksionojnë sistemet e rekomandimit dhe promovimi përmes influencuesve mund të ketë përkeqësuar shpërndarjen e produkteve problematike në platformë.

Nga ana e saj, Temu e ka kundërshtuar vendimin, duke e cilësuar gjobën “joproporcionale” dhe duke theksuar se shumë nga shqetësimet lidhen me një vlerësim të vitit 2024, i cili sipas kompanisë nuk reflekton përmirësimet e mëvonshme në sistemet e saj të sigurisë dhe kontrollit. Kompania ka bërë të ditur se do të vazhdojë bashkëpunimin me institucionet europiane, por po shqyrton edhe hapat ligjorë të mëtejshëm.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...