20.4 C
Tiranë
Tuesday, July 14, 2026

“Arrest me burg për disa anëtarë të grupit të Igli Kamberit” – GJKKO jep masat: “detyrim paraqitje” edhe për Lefter Nelën

Kanë dalë përpara Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) disa nga anëtarët e grupit të dyshuar kriminal të Igli Kamberit, i goditur në një operacion të përbashkët mes SPAK dhe Antimafias së Barit.

Grupi dyshohet për pastrim parash që rrjedhin nga trafiku i lëndëve narkotike, ndërsa hetimet kanë zbuluar një rrjet të gjerë aktivitetesh financiare dhe pasurore të paligjshme.

Gjykata ka vendosur masat e sigurisë për disa prej të dyshuarve. Në “arrest me burg” janë lënë Edi Brahaj, Ergys Kastrati dhe Sajmir Pirra. Në “arrest shtëpie” është vendosur Nevila Kamberi, bashkëshortja e Igli Kamberit, ndërsa në “detyrim paraqitje” është caktuar Lefter Nela, i dyshuar për tentativën e futjes së 680 mijë eurove nga Mali i Zi drejt Shqipërisë në vitin 2025.

Po ashtu, në kuadër të hetimeve janë sekuestruar 4 biznese, 10 llogari bankare, 4 automjete dhe 23 pasuri të lidhura me personat nën hetim.

Sipas dosjes hetimore dhe komunikimeve mes autoriteteve shqiptare dhe italiane, masa sigurie janë komunikuar edhe për Igli Kamberin, Idajet Kurtin, Bardhok Gjergjin, Sokol Fushën dhe Dritan Buziun.

Igli Kamberi ndodhet aktualisht në burg në Itali, ku akuzohet për trafik droge dhe përfshirje në vrasjen e 26-vjeçarit italian Francesco Diviesti më 25 prill 2025.

Sipas mediave italiane, Kamberi ka qenë i arrestuar edhe më herët, në vitin 2015, në kuadër të hetimeve për atentatin ndaj politikanit italian Pasquale Ventura, kryekëshilltar i Partisë Demokratike në komunën e Barletës.

Ngjarja e vitit 2015 lidhet me një atentat të ndodhur më 20 janar, kur ndaj Venturës u qëllua disa herë me armë zjarri. Hetimet në Itali kanë ngritur dyshime se porositja e sulmit mund të ketë ardhur nga ish-bashkëshortja e tij, Concetta Dimatteo di Barletta.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
♈ Dashi Energjia juaj është në rritje dhe dita favorizon iniciativat e reja. Një vendim i guximshëm mund të hapë rrugën për zhvillime pozitive. Në...

Parashikimi I motit, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
Për 13 korrikun 2026, moti në Shqipëri parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Vendi do të vijojë të ndikohet nga...

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...