14.5 C
Tiranë
Tuesday, November 26, 2024
spot_img

Vaksinimi i detyrueshëm në Shqipëri? / Tritan Shehu propozon masa për qeverinë: “Përben një krim penal detyrimi i qytetarëve për të marrë medikamente të pa…

Ish-ministri i Shëndetësisë,Tritan Shehu ka propozuar disa masa për qeverinë duke kërkuar që vaksinimi në Shqipëri mos jetë i detyrueshëm.

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Tritan Shehu thotë se Qeveria nuk mund të bëjë të detyrueshëm vaksinimin anti-Covid me doza vaksinash që nuk janë të certifikuara nga EMA apo FDA.

Statusi i Tritan Shehut

Detyrimi per vaksinimin Covid, nje “Green Pass”, nuk mund te jete nje mase arbitrare, e nje aneshme, raprezalje, sic po artikulon kjo Qeveria autokrate.
Ajo mund te diskutohet tashti perpara nje situate te veshtire ne ardhje e me variantin Delta, por nen rregulla e kritere te pjeseshem e te kujdeshem ku:
1–Shteti se pari duhet te realizoje detyrimet e tij ndaj qytetareve, gje qe ne Shqiperi jane “koke poshte” duke:
–Garantuar per te gjthe qytetaret vaksinat vetem ne doza te certifikuara nga EMA ose FDA, hequr nga perdorimi i te tjerave te pa sigurta, gje qe po synojne per vehten e tyre edhe vendet prodhuese, eksportuese apo dhuruese te tyre per ne.

Kjo nuk zgjidhet me mburjet per 100 apo 200 mije doza Pfizer e AstraZeneca, kjo kerkon mbi 5 Milion te tilla, krejt e realizueshme kjo, edhe prej kohesh.
Perben nje krim penal detyrimi apo forcimi i qytetareve per te marre medikamente te pa certifikuara nga organizmat pergjegjese nderkombetare.
Edhe perdorimi i deri tanishem i te tilla vaksinave te pa sigurta kineze e ruse perben nje shkeljete te sigurise medikamentoze, nje veper te denueshme ligjore, pa permendur ketu shkeljet monstruoze me afatet e skadences!!
—Deklaruar nderkaq qartazi se si do te veprohet ndaj atyre, qe ju jane aplikuar vaksina te pa sigurta…nje rivaksinim i plote i ri, nje doze e trete e certifikuar?
–Ndertuar nje sistem digital per te pajisur qytetaret dhe kontrolluar.
— Garantuar berjen gratis per qytetaret te provave te imunizimit, etj.
2– Vetem me tej mund te perpunohet nje strategji e tille detyrimi per:
—Per grupe profesionale si punonjesit e shendetesise, institucioneve arsimore, policia, FA, tregtuesit e produkteve ushqimore, punonjesit e transportit publik, institucioneve ne mbeshtetje te klienteve, punonjesit sociale etj, etj.
—Per grupe te vecante sociale te lidhura me moshen, gjendjen shendetesore duke i imponuar edhe forma shtrenguese ne rast te kundert.
—Si detyrim per tu lejuar te frekuentojne restorante, bar, kinema, etj.
Ndryshe masa te tilla kthehen ne mjete anti shendetesore, anti demokratike, reprezuese mbi qytetaret sic po ndodh, apo dhe si kjo Rilindje ka ne qellimet e saj autokrate, me pasoja tragjike kjo mbi jetet e humbura, shendetin, ekonomine e shkaterruar e deformimin e thelle te demokracise.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT