33.9 C
Tiranë
Sunday, July 12, 2026

Braçe apel për qytetarët: “Zjarri nuk ndizet vet, bashkohu me betejën kundër zjarrvënësve”

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Zëvendëskryeministri Erjon Braçe thotë se zjarri në Kalimash është i qëllimshëm dhe i vendosur nga dora e njeriut.

Me tej Braçe thotë se zjarrit nuk ndizet vetë, ndaj një apel ka për të gjithë, që të bashkohen me betejën kundër zjarrvënesve.

Erion Braçe i konsideron zjarrvënësit terroristë dhe kërkon ndëshkim për ta.

Braçe ka një apel për qytetarët që të bashkohen kundër tyre dhe mos bëjnë sehir.

Sipas tij, vetë qytetarët duhet të ndalojnë djegien e zjarreve nga kriminelët ose të njoftojnë menjëherë Policinë.

STATUSI NGA ERION BRAÇE

PSE HABITENI?
ESHTE KRIM DHE TERROR!
ZJARR I VENE ME QELLIM E
ME DORE NJERIU ESHTE!

NUK SHUHET ME UUUUAAAA MAMI E
AS ME KENGE MLLEFI!

NJEREZ TE TJERE PO E SHUAJNE DHE
JANE 1 MILION FISH ME TE MIRE SE
KRIMINELET QE E NDEZEN DHE SEHIRXHINJTE NE FB, IG, Të!

Dua ti falenderoj pa fund ekuipazhet e zjarrefikesve te KUKESIT (2), aeroportit te KUKESIT (1), aeroportit te TIRANES (1), bashkise se TIRANES (1), SHKODRES (1), Forces se Sigurise se KOSOVES (3), burrat e Forcave te Armatosura te SHQIPERISE, pilotet te cilet prej pre 6.30 te mengjesit po fluturojne ne KUKES mbi vatrat e zjarrit ne Kalimash e Majen e Runes!

Natyrisht qe te gjithe bashke po ja dalin te shuajne zjarrin aty dhe kudo!

Por kjo eshte njera ane;
BETEJA NUK NIS TEK ZJARRI.
ESHTE TERRORIZEM DHE BETEJA ESHTE ME NDEZESIT E ZJARRIT;
DUHET TA BEJNE FORT, QARTE DHE ME TOLERANCE ZERO TE GJITHA AGJENSITE E SIGURISE NE VEND, POLICIA, ANTITERRORI, SHERBIMET INTELIGJENTE, PROKURORIA E GJYKATA!

Zjarrvenesit duhen NDESHKUAR si terroriste!
Ndaj nje apel kam per te gjithe:
ZJARRI NUK NDIZET VET;
RRI PRANE NJE PEME 24 ORE DHE SHIHE, NUK MERR ZJARR NGA DIELLI;
BASHKOHU ME BETEJEN KUNDER ZJARREVENESVE, NDALOJE E NESE NUK JA DEL NJOFTO POLICINE!
Mos bej sehir si digjet natyra jote,
mjedisi yt!
Ti nuk je politikan qe do destabilitetin edhe me zjarr e sta ben goja prej ditesh nje thirrje: MOS NDIZ ZJARR!
Ti je ai qe paguan ne fund!
Keta jo!! Vilat ne Lalez i kane ne rregull me fikese zjarri!

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...

Besonte se kishte gjetur ar, por pas 3 vitesh zbuloi një thesar nga hapësira:...

0
Një histori e jashtëzakonshme nga Australia ka treguar se thesaret më të rralla nuk gjenden gjithmonë në formën e arit. Një burrë që për...

Atentat në Kurbin/ Zbardhen detaje nga vrasja e 40-vjeçarit Ilirjan Lika, autori dyshohet se...

0
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 40-vjeçari Ilirjan...