30.7 C
Tiranë
Monday, July 27, 2026

Tragjedi / Ndërron jetë në aksident 22-vjeçari i AF Elbasanit: Fatjon Bunjaku, një nga talentet e futbollit kosovar

Në mënyrë tragjike ka humbur jetën në moshën 22-vjeçare futbollisti i AF Elbasanit, Fatjon Bunjaku, si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në magjistralen Prishtinë–Mitrovicë, pak pas mesnate.

Lajmi është konfirmuar nga mediat në Kosovë, të cilat kanë bërë publike edhe detajet e para të aksidentit fatal që i mori jetën të riut.

Fatjon Bunjaku konsiderohej një nga talentet premtuese të futbollit kosovar, me një karrierë në rritje dhe me eksperiencë edhe në nivelet përfaqësuese, ku kishte qenë pjesë e ekipit U-21.

Pas një aventure me skuadrën e Malishevës, ai iu bashkua në korrik të vitit 2025 ekipit të AF Elbasanit, ku ishte një nga lojtarët kyç të skuadrës në garën për titull kampion deri në javët e fundit të sezonit.

Humbja e tij e parakohshme ka tronditur futbollin shqiptar dhe komunitetin sportiv në Kosovë e Shqipëri, duke lënë pas dhimbje dhe reagime të shumta për ndarjen e tij nga jeta në një moshë kaq të re.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Për bionden që më ka vjedhur zemrën”/ Mateo surprizon Brikenën me një dedikim romantik...

0
Një moment i veçantë dhe plot emocione ka ndodhur gjatë një emisioni, ku Mateo ka surprizuar partneren e tij, Brikena Selmani, me një dedikim...

Rama për manipulimin online: “Sot manipulimi udhëton me shpejtësinë e algoritmit, nuk duhet më...

0
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se manipulimi i informacionit dhe ndërhyrjet e huaja janë kthyer në një sfidë të re për demokracitë, duke theksuar...

Rama për “revolucionin e flamingove”: “Është një shembull i jashtëzakonshëm i dezinformimit, duhet të...

0
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se i ashtuquajturi “revolucion i flamingove” është një shembull i dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja, teksa mori pjesë në...

Horoskopi i dashurisë në fund të korrikut/ Tre shenjat që mund të përballen me...

0
Fundi i korrikut mund të sjellë emocione të forta në jetën sentimentale të disa shenjave të zodiakut, sipas astrologjisë. Për disa persona kjo periudhë...

Tragjedi në Venezuelë/ Bilanci i tërmeteve arrin në 5.546 viktima, mijëra të plagosur dhe...

0
Një muaj pas dy tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën, bilanci i viktimave ka arritur në 5.546 persona të vdekur, ndërsa 16.740 të tjerë...