24.8 C
Tiranë
Monday, July 27, 2026

“Nis votimi në Kosovë / KQZ: 1.9 milion qytetarë me të drejtë vote, procesi po zhvillohet normalisht në 949 qendra”

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se procesi i votimit për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës ka nisur në të gjitha qendrat e votimit në vend.

Sipas KQZ-së, në orët e para të mëngjesit materialet zgjedhore, përfshirë fletëvotimet, janë shpërndarë me kohë në të gjitha Qendrat e Votimit, duke mundësuar nisjen e rregullt të procesit.

“Sot, votimi po zhvillohet në 949 Qendra të Votimit me gjithsej 2,550 vendvotime. Prej tyre, 911 qendra me 2,498 vendvotime janë për votim të rregullt, ndërsa 38 qendra (nga një në secilën komunë) me 52 vendvotime janë të dedikuara për votim me kusht”, njofton KQZ.

Sipas Listës së Votuesve, numri i qytetarëve me të drejtë vote në këto zgjedhje është 1,959,962, të shpërndarë në 38 komuna.

KQZ ka bërë thirrje që qytetarët të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese dhe të marrin pjesë në votime.

Në këto zgjedhje janë certifikuar 21 subjekte politike, prej të cilave 17 parti politike, 3 koalicione dhe 1 kandidat i pavarur, me gjithsej 902 kandidatë që garojnë për ulëse në Kuvend.

Gjithashtu, KQZ ka bërë të ditur se qytetarët mund të kontrollojnë qendrën e tyre të votimit përmes platformës zyrtare elektronike.

Në kuadër të menaxhimit të procesit zgjedhor është funksionalizuar edhe dhoma operative, ku marrin pjesë përfaqësues të KQZ-së, Prokurorisë së Shtetit dhe Policisë së Kosovës, e cila po monitoron situatën gjatë gjithë ditës.

KQZ pritet të publikojë raportimet e para për pjesëmarrjen e qytetarëve në orën 09:00, ndërsa konferenca e radhës do të mbahet në orën 11:30, ku do të jepen të dhënat e pjesëmarrjes deri në orën 11:00.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Për bionden që më ka vjedhur zemrën”/ Mateo surprizon Brikenën me një dedikim romantik...

0
Një moment i veçantë dhe plot emocione ka ndodhur gjatë një emisioni, ku Mateo ka surprizuar partneren e tij, Brikena Selmani, me një dedikim...

Rama për manipulimin online: “Sot manipulimi udhëton me shpejtësinë e algoritmit, nuk duhet më...

0
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se manipulimi i informacionit dhe ndërhyrjet e huaja janë kthyer në një sfidë të re për demokracitë, duke theksuar...

Rama për “revolucionin e flamingove”: “Është një shembull i jashtëzakonshëm i dezinformimit, duhet të...

0
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se i ashtuquajturi “revolucion i flamingove” është një shembull i dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja, teksa mori pjesë në...

Horoskopi i dashurisë në fund të korrikut/ Tre shenjat që mund të përballen me...

0
Fundi i korrikut mund të sjellë emocione të forta në jetën sentimentale të disa shenjave të zodiakut, sipas astrologjisë. Për disa persona kjo periudhë...

Tragjedi në Venezuelë/ Bilanci i tërmeteve arrin në 5.546 viktima, mijëra të plagosur dhe...

0
Një muaj pas dy tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën, bilanci i viktimave ka arritur në 5.546 persona të vdekur, ndërsa 16.740 të tjerë...