30.7 C
Tiranë
Monday, July 27, 2026

“Nga Saranda drejt Athinës?” Kapen mbi 109 kg drogë pranë kufirit greko-shqiptar, arrestohet 43-vjeçari turk

Një operacion antidrogë pranë kufirit greko-shqiptar ka çuar në sekuestrimin e mbi 109 kilogramëve lëndë narkotike dhe arrestimin e një shtetasi turk, i dyshuar si pjesë e një rrjeti të trafikut ndërkombëtar.

Sipas informacioneve hetimore, autoritetet greke ndaluan një automjet tip “BMW” në zonën e Nea Selefkiës, pak para hyrjes në qytetin e Igumenicës. Në timon ndodhej një shtetas turk 43-vjeçar, i cili dyshohet se ishte angazhuar nga një grup kriminal për transportimin e drogës drejt Athinës.

Nga hetimet paraprake rezulton se lënda narkotike dyshohet të ketë hyrë në territorin grek nga Shqipëria, përmes zonës së Sarandës dhe fshatrave të Konispolit, duke përdorur kufirin e gjelbër për të shmangur kontrollet.

Gjatë kontrollit të automjetit, policia zbuloi 109 kilogramë e 364 gramë lëndë narkotike, të ndara në 102 pako dhe të fshehura në çanta sportive me ngjyrë të zezë.

Autoritetet po vijojnë hetimet për të identifikuar dhe lokalizuar personat e tjerë që dyshohet se janë të përfshirë në këtë rrjet të trafikut të drogës, si dhe për të dokumentuar të gjithë itinerarin e transportit të lëndës narkotike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Për bionden që më ka vjedhur zemrën”/ Mateo surprizon Brikenën me një dedikim romantik...

0
Një moment i veçantë dhe plot emocione ka ndodhur gjatë një emisioni, ku Mateo ka surprizuar partneren e tij, Brikena Selmani, me një dedikim...

Rama për manipulimin online: “Sot manipulimi udhëton me shpejtësinë e algoritmit, nuk duhet më...

0
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se manipulimi i informacionit dhe ndërhyrjet e huaja janë kthyer në një sfidë të re për demokracitë, duke theksuar...

Rama për “revolucionin e flamingove”: “Është një shembull i jashtëzakonshëm i dezinformimit, duhet të...

0
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se i ashtuquajturi “revolucion i flamingove” është një shembull i dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja, teksa mori pjesë në...

Horoskopi i dashurisë në fund të korrikut/ Tre shenjat që mund të përballen me...

0
Fundi i korrikut mund të sjellë emocione të forta në jetën sentimentale të disa shenjave të zodiakut, sipas astrologjisë. Për disa persona kjo periudhë...

Tragjedi në Venezuelë/ Bilanci i tërmeteve arrin në 5.546 viktima, mijëra të plagosur dhe...

0
Një muaj pas dy tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën, bilanci i viktimave ka arritur në 5.546 persona të vdekur, ndërsa 16.740 të tjerë...