15.3 C
Tiranë
Wednesday, September 23, 2026

Vritet me armë zjarri 45-vjeçari në Mirditë, gjendet i pajetë brenda automjetit

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Mirditë.

Rreth orës 07:10, në fshatin Shkorrët, përgjatë rrugës Reps–Spaç, është gjetur i vrarë me armë zjarri një person brenda automjetit me të cilin po udhëtonte.

Viktima është identifikuar si Valter Lleshi, rreth 45 vjeç.

Sipas të dhënave paraprake nga policia, ai është gjetur pa shenja jete në një automjet tip Toyota.

Lleshi ishte punonjës i një kompanie që operon në zonën e Spaçit. Në mars të këtij viti, po kësaj kompanie i ishte vendosur një sasi tritoli në një makineri pune, e cila fatmirësisht nuk kishte shpërthyer.

Sipas hetimeve paraprake, viktima është qëlluar me breshëri automatiku teksa po shkonte në punë. Në vendngjarje janë gjetur rreth 18 gëzhoja, ndërsa trupi i pajetë është konstatuar nga një tjetër punëtor që po udhëtonte në të njëjtin segment rrugor dhe ka njoftuar menjëherë policinë.

Forcat e rendit kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur kontrollet në zonë për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar. Është ngritur gjithashtu një grup i posaçëm hetimor, i cili nën drejtimin e Prokurorisë po punon për mbledhjen e provave dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Hetimet vijojnë, ndërsa një nga pistat e mundshme lidhet me konflikte të mëparshme kriminale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vlora Hyseni ndalohet në Vërmicë, burimet: “Qëndroi gjatë ditës në Kosovë dhe u dorëzua...

0
Drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH), Vlora Hyseni, është ndaluar ditën e djeshme në pikën kufitare të Vërmicës, bëjnë të ditur burime të...

Aksident në Rrugën e Voskopojës në Korçë, tre persona të lënduar

0
Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në Rrugën e Voskopojës, në Korçë. Si pasojë e përplasjes, tre persona kanë mbetur të...

Aksident tragjik në Lezhë, humb jetën 50-vjeçari pasi rrëzohet me motomjet

0
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Rrilë-Hidrovor, në Lezhë. Një 50-vjeçar, i identifikuar si Shkëlqim Gjoni, ka humbur...

Zjarri përfshin sipërfaqe me shkurre në Lazarat, flakët rrezikonin banesat

0
Një zjarr ka përfshirë ditën e djeshme një sipërfaqe me barishte dhe shkurre në fshatin Lazarat. Menjëherë në vendngjarje u nis grupi i shërbimit me...

“I dha informacione për lëvizjet e Policisë”, Klodiana Lala zbardh dyshimet ndaj Vlora Hysenit

0
Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur detaje të reja lidhur me akuzat ndaj ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, ndaj së cilës Gjykata...