Një zjarr ka përfshirë ditën e djeshme një sipërfaqe me barishte dhe shkurre në fshatin Lazarat.
Menjëherë në vendngjarje u nis grupi i shërbimit me një automjet zjarrfikës dhe grupin e ndërhyrjes.
Me mbërritjen në vendngjarje, forcat zjarrfikëse konstatuan një zjarr me përmasa të konsiderueshme, i cili rrezikonte banesat përreth.
Ekipet ndërhynë menjëherë për izolimin e flakëve, duke bërë të mundur ndalimin e përhapjes së zjarrit në drejtim të banesave.
Aktualisht, zjarri është nën kontroll, ndërsa forcat zjarrfikëse po vijojnë punën për shuarjen e plotë të tij dhe eliminimin e çdo vatre të mbetur.





