26.9 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu publikon apelin e pacientëve tek Infektivi/ “Vaksinohuni dhe mos hezitoni, kam bërë gabimin më të madh në jetë dhe po vuaj sot”

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar apelet e dy pacientëve të spitalit Infektiv që po luftojnë me COVID-19.

Një nga pacientet e shtruar në spitalin infektiv thotë se ka bërë gabimin më të rëndë që nuk është vaksinuar. Ajo shprehet se burri i saj i cili u vaksinua nuk u infektua.

”Kam bërë gabimin më të madh në jetë dhe po vuaj sot, njerëz vaksinohuni sa më shumë. Burrë i vaksinuar nuk u sëmur, unë e pavaksinuar u sëmura rënda.”– tha pacientja.

Një tjetër pacient, nga shtrati i Infektivit i kërkon qytetarëve shqiptarë mos të hezitojnë, por të vaksinohen.

“Vaksinohuni dhe mos hezitoni” thotë një tjetër pacient.

Nga ana e saj edhe ministrja Manastirliu apelon qytetarët: “Mos e neglizhoni vaksinimin anticovid. #VaksinatShpëtojnëJetë”

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...