35.4 C
Tiranë
Sunday, August 2, 2026

Aksident në autostradën Fier–Lushnjë/ Fuoristrada përplaset me kamionçinën te rrethrrotullimi i Kolonjës, dy të plagosur në spital

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të mërkurë në autostradën Fier–Lushnjë, në zonën e rrethrrotullimit të Kolonjës, në kahun e lëvizjes drejt Lushnjës.

Sipas informacioneve paraprake, një mjet tip fuoristradë është përplasur me forcë nga pas me një kamionçinë. Përplasja ka qenë e fortë, duke shkaktuar plagosjen e dy personave që udhëtonin në fuoristradë.

Të lënduarit janë transportuar me ambulancë drejt Spitalit të Lushnjës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Burime nga spitali bëjnë me dije se ata ndodhen nën kujdesin e mjekëve dhe, fatmirësisht, janë jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat kanë kryer veprimet procedurale për dokumentimin e aksidentit dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sipas të dhënave të para, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë me të cilën po lëvizte fuoristrada, e cila në hyrje të rrethrrotullimit ka goditur nga pas kamionçinën. Autoritetet vijojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e sakta të përplasjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna në Peshq më 31 korrik, tre shenjat e zodiakut që pritet të përjetojnë...

0
Hëna kalon në shenjën e Peshqve më 31 korrik, duke sjellë, sipas astrologjisë, një ndikim më të qetë, intuitiv dhe optimist. Me mbylljen e...

Greqia zbulon mbi 2 milionë euro të padeklaruara dhe miliona cigare kontrabandë gjatë kontrolleve...

0
Autoriteti i Pavarur i të Ardhurave Publike të Greqisë (AADE) ka publikuar bilancin e kontrolleve doganore për gjysmën e parë të vitit 2026, ku...

Aksident në aksin Fier-Patos, përplasen dy automjete, një drejtues dërgohet në spital

0
Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Fier-Patos, në vendin e quajtur “Çesma e Mbyetit”, ku si pasojë e përplasjes mes dy automjeteve ka...

Italia forcon kontrollet kufitare, mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën pas krizës së...

0
Italia ka ndërmarrë masa të reja kufitare ndaj Spanjës, pas rritjes së shqetësimeve për flukset migratore dhe sigurinë e hapësirës Shengen. Ministria e Brendshme italiane...

Berisha sulmon reformën territoriale: “Banorët e Poliçanit treguan patriotizëm, duhet të frymëzojnë të gjitha...

0
Ish-kryeministri Sali Berisha ka prezantuar qëndrimin e opozitës për reformën territoriale, duke deklaruar se grupi i punës i opozitës në Kuvend ka përgatitur një...