16.5 C
Tiranë
Monday, March 23, 2026
spot_img

Zonat më të rrezikuara nga zjarret/ IGJEUM: Qarqet Shkodër, Kukës, Dibër dhe Vlorë janë edhe sot më të rrezikuara

Disa zona në Shkodër, Kukës, Dibër dhe Vlorë janë edhe sot më të rrezikuara nga zjarret në pyje. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, këtë të mërkurë priten gjithashtu reshje të dobëta shiu dhe lokale të dobëta në shumicën e qarqeve.

Njoftimi nga IGJEUM
ZJARRET NË PYJE
Sot pasdite (e martë dt.10) dhe nesër (e mërkurë dt.11) pritet nivel “I LARTË” rreziku në shumicën e qarqeve dhe nivel “I MODERUAR’’ rreziku në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër dhe Vlorë (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Në disa qarqe pritet rrezik “I LARTË” vetëm në zona të lokalizuara, konkretisht: Shkodër (Jp), Kukës (Vl), Dibër (Vp) dhe Vlorë (V). Rreziku pritet të jetë më i lartë ditën e nesërme.
PARASHIKIMI METEO
RESHJET
Sot pasdite (e martë dt.10) dhe nesër (e mërkurë dt.11) priten reshje të dobëta dhe lokale të dobëta në shumicën e qarqeve (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në zona të kufizuara të qarqeve, nuk përjashtohet mundësia që të ketë ndonjë reshje në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më e mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre), kryesisht gjatë pasditeve.
TEMPERATURAT
Nesër (e mërkurë dt.11) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 24 / 33 °C
në vendet e ulëta: 23 / 37 °C
në vendet malore: 19 / 33°C
Era
Sot pasdite (e martë dt.10) dhe nesër (e mërkurë dt.11) era pritet të fryjë e lehtë.
opennews.al
opennews.al
opennews.al

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plagosje me armë zjarri në Kavajë, arrestohen autori dhe bashkëpunëtori

0
39-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri pas një konflikti për motive të dobëta në lagjen nr. 6 në Kavajë. Sipas policisë, pas ndërhyrjes...

Horoskopi ditor, e Hënë, 23 Mars 2026

0
♈ Dashi Je në qendër të vëmendjes. Energjia është e lartë, por duhet të kontrollosh impulsivitetin, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Ndjen nevojë për qetësi dhe stabilitet....

Parashikimi I motit, e Hënë, 23 Mars 2026

0
Më 23 mars 2026, moti në Shqipëri paraqitet tipik pranveror, me ndryshime të lehta nga një zonë në tjetrën, por përgjithësisht i qëndrueshëm dhe...

Aksident tragjik në Vlorë: Dy të vdekur dhe një i plagosur rëndë

0
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në rrugën e Lumi i Vlorës, pranë fshatit Drashovicë, ku dy persona kanë humbur jetën dhe një...

IDF publikon hartën: Raketat iraniane mund të arrijnë deri në Londër

0
Tel Aviv, 22 mars – Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë publikuar një hartë në rrjetet sociale, ku pretendojnë se paraqitet rrezja e veprimit...