28 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia: dyshohet se u vra nga shoku i tij, vijon kërkimi për autorin

Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij.

Bazuar në provat e mbledhura, Policia e Tiranës ka deklaruar pak ditë pas zhdukjes se Koçi dyshohet se është eliminuar fizikisht nga miku i tij, 41-vjeçari Armand Shakaj.

Autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje të rëndë vijon të jetë në kërkim, ndërsa për arrestimin e tij janë angazhuar jo vetëm strukturat e Policisë së Tiranës, por edhe forca të tjera policore në të gjithë vendin. Kërkimet janë shtrirë në disa zona, ku po vijon një punë intensive hetimore me metoda speciale për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Sipas burimeve, arrestimi i Shakajt do t’i hapte rrugë edhe gjetjes së trupit të 34-vjeçarit, i cili dyshohet se është fshehur në periferi të Tiranës. Pavarësisht kontrolleve të shumta në terren, deri tani nuk është gjetur asnjë gjurmë e viktimës.

Burime policore bëjnë me dije se 41-vjeçari vijon të fshihet brenda territorit të vendit dhe dyshohet se ka ndryshuar plotësisht pamjen e tij për t’iu shmangur identifikimit. Ai dyshohet se ka prerë flokët, ka hequr mjekrën dhe përdor metoda maskimi gjatë lëvizjeve.

Hetuesit dyshojnë gjithashtu se ai mban kontakte me persona të afërt që mund ta ndihmojnë në fshehje. Po ashtu, ai ka ndryshuar numrin dhe aparatin celular për të shmangur gjurmimin përmes IMEI-t, ndërsa dyshohet se përdor edhe karta SIM me numra të huaj për të mos u lokalizuar.

Hetimet vijojnë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...

“Me krenari dhe ndërgjegje të qetë po mbyll një kapitull të rëndësishëm”/ Jep dorëheqjen...

0
Drejtoresha e Operatorit të Blerjeve të Përqendruara, Arlinda Pogaj, ka dhënë dorëheqjen nga detyra, duke e bërë publik vendimin përmes një postimi në rrjetet...