26.1 C
Tiranë
Monday, July 13, 2026

Vala e katërt e Covid-19 që ka mbërthyer shumë shtete të Europës duket se po afrohet edhe në Shqipëri

Vala e katërt e Covid-19 që ka mbërthyer shumë shtete të Europës duket se po afrohet edhe në Shqipëri.

Këtë e paralajmërojnë ekspertët që flasin jo vetëm për rritje të infektimeve ditore, por edhe të rëndimit të situatës në spitale.

Mjekja shqiptare që jeton e punon në Gjermani, Aurora Dollenberg, ia atribuon këtë “Deltës”.

“Duke u nisur nga shifrat e deritanishme, OBSH ka parashikuar një rritje deri në 1 mijë raste të reja në ditë. Nëse në Shqipëri po rriten, atëherë në vjeshtë do të kemi një rritje katastrofike të numrit të të infektuarve”, nënvizon mjekja, duke shtuar njëjtë si zyrtarët tanë se vaksinimi është e vetmja mënyrë për t’u mbrojtur nga virusi dhe çdo variant i ri.

Thirrja vlen edhe për ata që ia kanë hedhur virusit. “Vaksinimi është e vetmja formë për t’u mbrojtur nga variantet dhe për Shqipërinë vlen thirrja urgjente që të gjithë duhet të fillojnë të vaksinohen. Është e vërtetuar që ata që e kanë kaluar Covid-19 nuk janë të mbrojtur ndaj mutacioneve të reja. studime kanë treguar që edhe pse vaksina nuk është aq efikase ndaj variantit ‘Delta’ për më shumë se 9 për qind. Ndaj është konkluduar se vaksina është një domosdoshmëri e paevitueshme për të gjithë”.

Sipas bilancit të deritanishëm, deri tani numërohen mbi 130 mijë të imunizuar në rrugë natyrore, apo që e kanë kaluar koronavirusin, ndërsa 1271 po përballen me të aktualisht. Humbjet e jetës kanë kapur shifrat 2460. Për fat të mirë, dje nuk u regjistrua asnjë person. Ditët e fundit janë intensifikuar testimet. Nga mbi 5500 të kryera, rezultuan pozitivë 220 persona, një numër ky i lartë krahasuar me 69 të së hënës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...

Besonte se kishte gjetur ar, por pas 3 vitesh zbuloi një thesar nga hapësira:...

0
Një histori e jashtëzakonshme nga Australia ka treguar se thesaret më të rralla nuk gjenden gjithmonë në formën e arit. Një burrë që për...

Atentat në Kurbin/ Zbardhen detaje nga vrasja e 40-vjeçarit Ilirjan Lika, autori dyshohet se...

0
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 40-vjeçari Ilirjan...