31.5 C
Tiranë
Tuesday, June 23, 2026

“Të forcohet kontrolli ndaj bankave me ekspozime të larta”, Kuvendi i kërkon Bankës së Shqipërisë mbikëqyrje më të rreptë

Kuvendi i Shqipërisë i ka kërkuar Bankës së Shqipërisë të forcojë kontrollin dhe mbikëqyrjen ndaj bankave që kanë ekspozime të larta ndaj huamarrësve të mëdhenj, sektorit publik dhe tregut të pasurive të paluajtshme.

Kjo ishte një nga pikat kryesore të përfshira në projektrezolutën e miratuar në Komisionin e Ekonomisë, ku theksohet nevoja për një analizë më të thelluar të përqendrimit të kreditimit në sektorë të caktuar, me qëllim ruajtjen e stabilitetit të sistemit bankar.

“Të forcojë më tej mbikëqyrjen prudenciale ndaj bankave me përqendrim të lartë të ekspozimeve ndaj huamarrësve të mëdhenj, sektorit publik dhe kreditimit në sektorin e pasurive të paluajtshme, duke vlerësuar në mënyrë të posaçme ndërveprimin e këtyre rreziqeve si dhe të kufizojë ndërmarrjen e ndryshimeve rregullatore preferenciale për financimin e sektorëve specifikë”, thuhet në rekomandimet e Kuvendit.

Ligjvënësit kanë ngritur shqetësime edhe për kreditimin e projekteve të mëdha infrastrukturore në sektorët e transportit rrugor, portual dhe aeroportual, duke vlerësuar se mosrealizimi i tyre mund të krijojë rreziqe për sistemin financiar.

Mes 12 rekomandimeve të miratuara, vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe kursit të këmbimit. Opozita ka kërkuar ndërhyrje për të mbështetur sektorët që sipas saj janë prekur nga zhvlerësimi i euros kundrejt lekut.

“Është e pakonceptueshme që Banka e Shqipërisë të ndërhyjë në tregun valutor me një ndërhyrje masive më shumë se 1 miliard euro, ku vlerësohet që rreth 800 deri në 900 milionë euro i takojnë ndërhyrjes për të mbajtur të frenuar nënçmimin e euros, dhe këtu kemi dalë nga funksioni i saj ligjor”, deklaroi deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo.

Ndërkohë, deputeti demokrat Igli Cara kërkoi që Banka e Shqipërisë të hartojë një studim mbi ndikimin e kursit të këmbimit në sektorët më të prekur të ekonomisë.

“A mundet Banka e Shqipërisë, pse jo brenda një muaji, të na bëjë një studim dhe të vijë me ndonjë propozim konkret? Këta janë sektorë që kanë nevojë për ndihmë dhe politikëbërja duhet të ndërhyjë në këtë moment. Mund të bëhet ndërhyrja me subvencionim. Nga 140 lekë që e kemi pasur afërsisht në vitet 2014-2015, sot është në 94 lekë, është një rënie e tmerrshme”, u shpreh Cara.

Projektrezoluta pritet t’i shërbejë orientimit të politikave mbikëqyrëse të Bankës së Shqipërisë në një periudhë kur kreditimi, investimet infrastrukturore dhe kursi i këmbimit mbeten ndër temat më të debatuara të ekonomisë shqiptare.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Do të qëndrojë në burg”, Gjykata lë në qeli 40-vjeçarin e dyshuar si bashkëpunëtor...

0
40-vjeçari Besnik Koldreu, i arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e çiftit të bashkëshortëve Kreshnik dhe Gentjana Mujeci më 26 prill në fshatin Balldren të...

“E gdhijnë para kryeministrisë”, protesta vijon natën në Tiranë, lexohet kërkesa për dorëheqje dhe...

0
Rreth 10 protestues kanë kaluar natën përpara godinës së Kryeministrisë në Tiranë, duke vijuar qëndrimin e tyre në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Të ulur në...

“Unë jam miku, jo armiku yt”, Rama reagon gjatë për protestat: “Protestuesi është i...

0
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar sërish për protestat që po zhvillohen në kryeqytet, duke publikuar një status të gjatë në rrjetet sociale,...

Tragjedi në Francë, dy fëmijë 2 dhe 4 vjeç gjenden të pajetë brenda një...

0
Një ngjarje tragjike ka tronditur jugun e Francës, ku dy fëmijë të moshës 2 dhe 4 vjeç janë gjetur të pajetë brenda një automjeti,...

“Vetëvendosje nuk ka të bëjë asgjë me këtë protestë”, Enver Dugolli i përgjigjet Ramës:...

0
Lëvizja Vetëvendosje ka mohuar përfshirjen e saj si subjekt politik në protestat që po zhvillohen prej ditësh në Shqipëri, duke theksuar se mbështetja e...