35 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

Tensione të reja në Aeroportin e Vlorës, kamionët bllokojnë hyrjen e kantierit, përplasje mes MABCO-s dhe 2A Group

Situata është tensionuar sërish mëngjesin e kësaj të marte në kantierin e Aeroportit të Vlorës, ku hyrja kryesore është bllokuar nga kamionë të kompanisë 2A Group, duke penguar hyrjen e nënkontraktorëve të kompanisë MABCO.

Sipas informacioneve paraprake, bllokimi i portës kryesore është bërë me qëllim moslejimin e vijimit të punimeve nga grupet e kontraktuara prej MABCO-s, duke përshkallëzuar më tej konfliktin mes palëve.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se në momentet e para të tensionit, disa prej nënkontraktorëve të MABCO-s kanë arritur të futen me forcë në ambientet e kantierit. Megjithatë, hyrja është mbyllur sërish pak më vonë dhe aktualisht vijon të mbahet e bllokuar nga dy kamionë të vendosur në portën kryesore.

Përplasja e radhës vjen në vazhdën e mosmarrëveshjeve mes kompanive MABCO dhe 2A Group, konflikt që lidhet me administrimin dhe vijimin e punimeve në projektin e Aeroportit të Vlorës.

Ndërkohë, situata në terren mbetet e tensionuar dhe konflikti mes palëve po ndikon drejtpërdrejt në ecurinë e punimeve në një prej projekteve më të rëndësishme infrastrukturore në vend.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...